Namazi i Bajramit të Madh, Tiranë

Mbyllet sot 1 muaj agjërim, pas Ramazanit nesër Fitër Bajrami (Kur bëhet falja)

9 Prill, 10:38| Përditesimi: 9 Prill, 14:44

  • Share

Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. 

Në Tiranë falja e madhe do të bëhet në sheshin “Skënderbej” (10 prill) në orën 06.55 . Për të gjithë besimtarët, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se parkingu në qendër do të jetë falas për këdo që do të falet në shesh.

Më herët në orën 06.30 do të lexohen pjesë nga kurani ndërsa në orën 06:35 para faljes, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk do të mund të falen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohet edhe pse në dukje ka përfunduar.

Ora 14:42
Myftiu i Shkodrës mesazh urimi besimtarëve myslimanë: Me zemër të mirë Fiter Bajramin! Të përhapim shpresën dhe tolerancën

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka përcjellë mesazhin Fiter Bajramit për besimtarët myslimanë.

“Mbyllim muajin e shenjtë thotë myftiu, por të ruajmë besën e Ramazanit, të mirësisë, për të përhapur shpresë dhe optimizëm në shoqërinë tonë.”

Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirësisë.

“Motra dhe vëllezër besimtarë, pas një periudhe 30 ditore ku të gjithë ne u angazhuam me agjërimin e muajit të Ramazanit, me përkrahjen e njerëzve në nevojë, me shpërndarjen e sadakave, me përuljen para duarve të zotit, me përhapjen frymës së dëshirës, tolerancës ja ku vjen edhe momenti për t’u ndarë nga ky muaj i begatë. Bëhemi gati për të pritur natën e begatë të Fitër Bajramit, për të hyrë në një atmosferë tjetër lutjesh, adhurimesh duke festuar dhe duke gëzuar me njëri tjetrin, por duke i dëshmuar njëri tjetrit aftësinë për të ruajtur besën e Ramazanit”, shprehet ai.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardit: 09/04/2024 15:34

    Bejne mekate gjat gjithe kohes e falen per bajram ??????? Argjerojne per te lar mekatet njerezit qe ne shum mekatojn. ????????????,...

    Përgjigju
    • Ardit: 09/04/2024 20:34

      Ne pergjigje te Durrsaku, nuk kam asgje kunder agjerimit dhe fese, besoj ne zot dhe eshte shum personale, thjesht shum njerez e shfrytezojne ket gje dhe po prap mbeten njesoj, nje shoqja ime agjeron dhe serish esht shum intrigante dhe ofenduese kunddrejt meje sepse une e ndjej, gjithsesi une po distancohem nga ajo dhe njerez qe ndjej qe nuk me duan vertet dhe nuk me respektojn, per sa kohe kam besimin ne zot nuk jam kurre vetem!

    • Durrsaku: 09/04/2024 18:40

      Nuk ka njeri pa gabime ne kete bote por me e rendesishmja eshte ti kuptosh dhe mos i perserisesh me. Prandaj eshte agjerimi dhe lutja ne zot.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?