Foto ilustruese

Mbyllet spitali COVID/2! Nis dezinfektimi i ambienteve! 'Rikthehen' pacientët e transferuar në Elbasan

17 Maj 2020, 22:06| Përditesimi: 17 Maj 2020, 22:16

  • Share

TIRANË- Teksa shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, një lajm i mirë përtej protestave na vjen nga spitali COVID/2, "Sheqfet Ndroqi".

Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktualisht në ambientet e  këtij spitali nuk ka më asnjë të shtruar, për pasojë pritet që ai të kthehet në normalitet. Mësohet se është bërë dezinfektimi i godinës dhe pas një urdhri pritet që të sillen në Tiranë pacientët të cilët, gjatë kësaj periudhe ishin transferuar në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Ky vendim vjen si rezultat i numrit të ulët të pacientëve të hospitalizuar. Pavarësisht se 3-4 ditët e fundit ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, në spitalin Infektiv në QSUT aktualisht janë të shtruar 17 pacientë.

  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?