Mbyllet ‘Sunny Hill Festival’ pa Dua Lipën, Rama njofton surprizën e radhës: Ja kur do të performojë ylli botëror në Tiranë

29 Gusht 2022, 09:07| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 14:42

  • Share

TIRANË- ‘Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e para të mëngjesit, pasi dhuroi një koncert të paharrueshëm për tre netë radhazi. Mbrëmja e kaluar i ishte dedikuar muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy, duke dhuruar një spektakël për të gjithë të apasiunuarit pas tij. Stormzy ishte ndër të vetmit artistë në 'Sunny Hill Festival’ që zbriti nga skena për të takuar adhuruesit e tij.

Pavarësisht të gjithë emocioneve, ‘Sunny Hill Festival’ u mbyll pa performancën e yllit botëror Dua Lipa, por këngëtarja shqiptare na paska rezervuar një surprizë...

Sigurisht që nuk mund të mungojë një koncert nga Dua në Shqipëri. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival', ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në nëntor. Por, ende nuk dihet data se kur do të mbahet koncerti.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas performacës në ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, të gjithë po e prisnin Dua Lipën në Tiranë, por ajo mungoi. Epo ylli botëror nuk na zhgënjeu! Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një koncert të paharrueshëm nga Dua Lipa .....

“Sunny Hill” u mbajt për tre ditë radhazi në vendin tonë dhe mirëpriti rreth 40 artistë shqiptarë dhe të huaj, nga Dafina Zeqiri, Ledr Vula, Mc Kresha, Lurical Son, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Capital T, e artistët e huaj Fedez, Action Bronson, Tananai, Stormzy, si edhe DJ me famë botërore Afrojack, Hardwell, DJ Regard. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 29/08/2022 23:59

    Mbaroi? Shyqyr. Tre dite pa fjetur nga zhurma e artisteve te ftuar nga DL.

    Përgjigju
  • Gerg: 29/08/2022 12:49

    EDHE TI RAM PJES E MASHTRIMIT. E BLEVA BILETEN SE DO KËNDONTE DUA LIPA. JE NË BORXH ME MU.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 29/08/2022 11:10

    Ca mashtrimi ky festivali ahhah jo erdhi jo serdhi dua lipa , po aty po na rref do vi a sdo vi dua lipa te kendoj

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/08/2022 11:01

    Aty ky ështé i perzier autokrati Enverist Edvin shkjau shqipfolës, aty ka vjedhjet , mashtrime dhe trillime sepse ky ”njeri” nuk ështé shqiptarë përveq se tradhtar i pështirë.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 29/08/2022 10:20

    Keta te qeverise dhete bashkise se Tiranes jane mesuar te gjithe te vjedhin po nuk kishte perse te vidhte dhe Dua Lipa. Meqe ra fjala : kush e pagoi energjine elektrike qe u konsumua per tre dite se Dukagjin Lipa sikur nuk kishte pagu ndonje cent ...

    Përgjigju
  • Pupu: 29/08/2022 10:12

    Po Dua Lipa e ka ne terezi ci veni nga mbrapa o te marre... ore buka,dritat,nafta. Ku i ndien Dua Lipa keto.

    Përgjigju
  • Loli: 29/08/2022 09:54

    Festivali u shit sikur do ishte edhe Dua por ajo su duk gjekundi. Hedhje e bukur per te shitur biletat. kur ta hedhin shqiptaret ske ci ben.

    Përgjigju
  • Tino: 29/08/2022 09:17

    Po po njerzit kishin paguar nga 70€ per dua lipen e jo per donaldin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?