KUKËS- Rithemelimi do të garojë me fituesin e primareve Emri Vata për zgjedhjet në Bashkinë Kukës që pritet të mbahen më 24 shtator.
Vata fitoi këtë të diel me 271 vota duke mundur kështu kandidatët Ardian Elezi, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zenelin. Në votimet në qarkun Kukës morën pjesë 678 demokratë mdërsa numrii votave të pavlefshme është 6. Edhe në këto zgjedhje të Bashkisë Kukës, u thellua përçarja mes dy kampeve të Partisë Demokratike. Ndonëse u pa një shans për bashkim me emrin e kryetarit të degës Admir Rexhmati si kandidat unik nën siglën e PD-së, Rexhmati u tërhoq nga gara. Ky i fundit u prenconua edhe për Report Tv ku tha se procesi ka qenë i njëanshëm dhe se bëri mirë që u tërhoq nga gara. Më tej shtoi se fituesi, Emri Vata nuk jeton as në Kukës.
- Emri Vata 274 vota,
- Ardian Elezi 163 vota
- Gëzim Shehu 170 vota
- Uran Cengu 47 vota
- Ylber Elezi 18 vota
Procesi nisi në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00.
Vata do të garojë nën siglën e koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë Kukës përballë Albert Halilaj të propozuar nga socialistët, por edhe ndaj garuesit të Partisë Demokratike. PD nuk ka dalë ende me një kandidat për bashkinë Kukës ndërsa mundësitë për bashkimin e demokratëve edhe në këtë garë përballë mazhorancës janë pothuajse zero.
Ky vendim i krerëve të Berishës e Bashës ka sjellë pakënaqësi te demokratët e Kukësit të cilët kërkonin bashkim, por në këmbim morën sërish replikat e përçarjes. Nisur nga kjo klimë me dy kampe, edhe Admir Sinamati hoqi dorë nga zgjedhjet për Bashkinë Kukës.
Pas arrestimit të Safet Gjicit, më 24 shtator Kukësi do të zgjedhë sërish administratorin e qytetit. Partia Socialiste do të paraqitet para kuksianëve me Albert Halilajn për të kërkuar të përsërisë suksesin e 14 majit, ndërsa forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Emrat e kandidatëve do të duhet të paraqiten jo më vonë se data 8 shtator.
Arif Rexhmati ka komentuar në Report Tv kandidatin e Rithemelimit për zgjedhjet në Kukës, Emri Vata. Vata u shpall fitues i primareve.
Ndonëse Rexhmati kishte shansin për të qenë ‘ura e bashkimit’ të demokratëve në Kukës, ai u tërhoq dy ditë para primareve me pretendimin se procesi ishte i njënshëm dhe jo i unifikuar. Ai thotë se fitorja e Emri Vatës tregon shumë për procesin e primareve.
‘Emri Vata nuk jeton në Kukës dhe faktiqë fitoi ai pikërisht si kandidat i njëanshëm, tregon se unë kisha të drejtë në tërheqjen që bëra pak ditë më parë nga një proces i njëanshëm dhe jo i unifikuar.’- tha Rexhmati për Report Tv.
Për të gjithë ata që se njohin Emri Vaten thjesht dy fjalë: Njeri fisnik dhe i shkëlqyer. Drejtues mjaft i Zoti.
PërgjigjuQë the ç'më duhet mua me Rithemelimin e Saliut.
PërgjigjuEmri Vats ka qene nenkryetar me Bashkim Shehun te dy hajduta, jane talle me qytetaret e Kukes edhe dokumentat e bashkise i vulosnin dhe i firmosnin ne lac tek Lugina e Patokut ne restorant. Turp
PërgjigjuPo mire more ti Rexhmati,tiishe dakort me nje kandidat te perbashket por me nje kusht qe ky kandidat te ishe ti !
PërgjigjuNormal do e shpernlej xha saliu Emriun sepse e kishte ushtar ne gjirokaster si drejtor policie! Atje e la lazaratin si han pa porta!!! Ka dhe historira plot ne gjirokaster...
PërgjigjuPo pse o sali me ushtaret e nul mokes do ecesh perpara?? Kukesin e ke te humbur me gjithe pd
Përgjigju