Idriz Batha

Mbylli aventurën në Rumani, Idriz Batha rikthehet në Superligë

16 Qershor 2023, 14:41| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 14:42

  • Share

Idriz Batha nuk është më futbollist i UTA Arad në Superligën e Rumanisë. 31-vjeçari zhvilloi dy sezone të mira me ekipin rumun, duke u aktivizuar në 76 ndeshje për të shënuar një gol.

Tanimë lojtar i lirë, Batha pritet të rikthehet në Shqipëri. Është Tirana që kërkon të rikthejë në ekip ish-kapitenin, që do ishte një vlerë e shtuar me lojën fizike dhe muskujt në mesin e fushës.

I dalë nga moshat e Partizanit, Batha mbajti shiritin e kapitenit edhe te ekipi i parë i "Demave", teksa ka luajtur edhe për Besën, Teutën dhe Flamurtarin. Prej verës së 2021 ai ishte pjesë e elitës së Rumanisë, duke qenë pjesë fikse e ekipit të UTA. Duket se forma e treguar ka bërë që te Tirana të konsiderojnë rikthimin e gjirokastritit, që me bardheblutë ka fituar një titull kampion dhe është shpallur "Lojtari i sezonit 2019-20".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?