Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 12:22| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 13:10

  • Share

TIRANE-Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar. "Historia që në këtë vend që dosjet hapeshin dhe mbylleshin nga prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar ka mbaruar, gjyqtarit Lazër Sallakut i them të heqë dorë nga historia e moszbardhjes së vendimit për dosjen OSSH-së. Sot ka mbaruar afati që duhet të kishte zbardhur vendimin. Me shpresën se nuk do ta apelojmë ky gjyqtar, këtij anëtari të KCK i them se dosja OSSH sikur edhe të tjera nuk mund të mbyllen me vendime të turpshme. Ne, unë do ta ndjek, se nëse ka një dosje të qartë dhe e zbardhur tërësisht si familjarë të kryeministrit të asaj kohe merrnin kontakte me lobisë, sekserë për privatizime dhe sikur ne kemi dokumentuar skemën, këto cështje nuk kanë për t'u mbyllur".

Sekretari i përgjithshëm i PS-së u ndal të komentonte edhe aksionin anti-KÇK-së duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të goditen edhe pasuri të vendosura me prapavijë terroriste. "Akti Normativ do të miratohet sikur ka ardhur sepse është domosdoshmëri që i bën mirë rrugës europiane të vendit. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike nga opozita që e kundërshton, stadin e ri kundër luftës së krimit dhe terrorizmit. Është një hap i rëndësishëm dhe cdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve. Ky aksion do të ketë sukses dhe nga tani e tutje askush nuk do i shpëtojë sitës së operacionit. Në ditët në vijim mos u habisni të ketë skanim cdo lloj pasuri që mund të fshehin edhe lidhje të këtij niveli. Pasuritë mund të jenë në vila, makina, llogari bankare. Pyesni operacionin Forca e Ligjit. Grupeve me background terrorist" tha ai.

I pyetur për rastin e Lulzim Berishës, por edhe të tjerëve që policia u kërkoi të justifikojnë pasurinë për 48 orë ose në të kundërt sekuestrohet, Balla tha se "Personi në fjalë apo të tjerë, ligji i përfshin si persona apo grupe kriminale që pasuria e të cilëve duhet të hetohet. Procesi është kompleks, 48 orë janë të mjaftueshme të plotësojnë formularin dhe më pas policia ka kohë për të bërë verifikimet 15 dhe pastaj, SPAK ka 15 ditë për të konfirmuar. Mos keni asnjë merak. Opozita ka sulmuar kreun e SPAK dhe anëtarë të kësaj njësie. Sot te ligjet dhe në 12 në seancën plenare do të diskutohet një propozim për t'u ndryshuar dhënia e mundësisë ILD-së të pezullojë një gjyqtar apo prokuror kur bëhet fjalë për rastet që përmendët" tha ai.

Kreu i grupit të PS-së, vlerësoi metodologjinë e re të BE-së për integrimin. "Metodologjia e re është zgjedhje e mirë që u jep vendeve të Ballkanit një plan të besueshëm dhe dinamik, por gjithashtu për Shqipërinë u konfirmua qëndrimi që në mars këto dy vende duhet të fillojnë negociatat, ka zgjidhur kështu edhe divergjencat me vendet anëtare. Jam besimplotë që të konstatoj që 2020 është i rëndësishëm për Shqipërinë. Unë di që metodologjia e re është diskutuar prej javësh dhe muajsh me Francën dhe kabinetin e Macron. Në 2020 Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin negociatat në 2020".

Në fund ai theksoi se ndryshimet në kohën për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet do të jetë një garanci më shumë për të identifikuar cdo rast, nëse preket nga dekriminalizimi. "Minimalisht koha e verifikimit të jetë tre muaj, pasi janë 60 parti, llogarisni edhe kandidatët, e limiton mundësinë prokurorisë së përgjithshme të bëjë kohë, por zgjerimi i kohës është garanci më shumë për të identifikuar cdo rast, që në radhë të marrë merr në qafë veten e vet, por dëmton edhe formacionin politik. Por ne duhet të rrisim filtrat për të parandaluar  në kohë" përfundoi ai.

Komento

Komente

  • Peshkaqeni: 06/02/2020 14:54

    Jam Zeni sy peshkaweni i CEZ - it

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?