Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku shkarkohet nga KPK

26 Maj 2023, 10:14| Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:58

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra gjyqtarin Lazer Sallaku, i cili mbylli dosjet e bujshme me të kallëzuar Lulzim Basha, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli. Gjyqtarit të Tiranës i janë konstatuar probleme me pasurinë dhe nuk e ka kaluar shkallën e parë të vettingut.

Vendimi, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të KPK.

Në vitin 2012, Sallaku deklaroi pasuri në emër të gruas së dytë, Alma Sallaku. Gjyqtari thotë se bashkëshortja e re ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Në vitin 2007, gjyqtari deklaroi një motoskaf me vlerë 300 000 lekë dhe një makinë ‘Mitsubish’ me vlerë 700 000 lekë, të cilët i shet më vonë. Deklaron një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro, me burim kredi bankare. Në vitin 2014 porosit një apartament 2+1, ku bashkë me bashkëshorten paguan dy këstet e para në shumën 33 727 euro.

Dosjet e bujshme që mbylli Lazer Sallaku
Emri i gjyqtarit të Tiranës lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.

Lazer Sallaku ka marrë pjesë edhe në rigjykimin e rolit të ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhaj, në vrasjen e Azem Hajdarit, konsideruar si ‘vrasja e shekullit’. Haxhia u dënua në 11 shkurt 2022 me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Në vendim thuhet se vrasja e Azem Hajdarit nuk është politike, por për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt. 

Procesi i verifikimit për gjyqtarin Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020.  Lazër Sallaku është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President. Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jurb: 26/05/2023 17:28

    QËN

    Përgjigju
  • Ledi: 26/05/2023 15:07

    Te mbyllesh dishes kaq te rendesushme dhe me kurajo militanti ne drejtesi eshte e pashphegueshme.Te Mo's japesh drejtesi be Emer te ligjit duhet te denogesh penalisht Te oaguan populli she Jo privati dhe te besh ti cfar te duash ti me ligjin !

    Përgjigju
  • Avokati: 26/05/2023 13:56

    Kete e kapi gruja e dyte me sekretaren me breke ulur ne zyren e gjykates...nje Zadar me pak ne drejtesi.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?