Mbylli përkohësisht llogarinë e adoleshentes franceze që iu përgjigj komenteve kërcënuese ndaj saj, përballet me reagime të forta Twitter në Francë

15 Mars 2021, 16:19| Përditesimi: 15 Mars 2021, 16:29

  • Share

Mbyllja e përkohshme e llogarisë në Twitter i adoleshentes franceze Mila, ka bërë që kompania të bie pre e sulmeve të shumta nga shoqëria civile. Adoleshentja është përballur me ngacmime dhe kërcënime me vdekje në internet që kur postoi një video virale, në të cilën kritikohej islami vitin e kaluar.

Duke shpjeguar kontekstin e pezullimit të saj, avokati i Mila Richard Malka i tha agjencisë së lajmeve AFP se ajo kishte marrë për herë të parë komente urrejtjeje pasi postoi një vizatim të fëmijërisë në llogarinë e saj në Twitter.

"Sapo kisha gjetur vizatime të vjetra qëkur isha fëmijë dhe u kënaqa duke postuar njërën nga ato në Twitter. Ishte një vizatim i një kruasanti,"tha ajo.

Disa minuta më vonë, ajo tha se gjeti dhjetëra, pastaj qindra mesazhe fyese. Mila më pas iu përgjigj fyerjeve në llogarinë e saj, të cilat mund të kishin nxitur bllokimin e llogarisë.

Rrjeti social fillimisht pretendoi se Mila kishte shkelur rregullat të ngacmimit, por llogaria e Mila u riaktivizua përfundimisht të hënën.

"Hej, unë jam kthyer!" shkroi ajo.

Rasti i të resë tërhoqi vëmendjen e mediave franceze vitin e kaluar pasi ajo postoi një video anti-Islam që nxiti kërcënime me vdekje dhe një fushatë urrejtjeje në internet kundër saj, duke e detyruar adoleshenten të linte shkollën.

Komento

Komente

  • Toni: 15/03/2021 16:49

    Nëse islami është anti-liberal kjo nuk dobtë thotë që liberalët janë anti-islamikë! Nëse islami ndihet i fyer nga e drejta e shprehjes ky është problem i tij dhe jo shkelje e të drejtës së shprehjes! Të mbash me hatër një tufë injorantësh ekstremistë me justifikimin e besimimit fetar dhe të mbyllësh llogarinë në Twiter të një personi që ushtron të drejtën e shprehjes do të thotë që jemi pranë vendosjes së DIKTATURËS SË INJORANCËS!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?