Ish-moderatori shqiptar Mishel Rrena dhe partneri i tij Tian Oliver Murray

VIP & Spektakël

Mbylli rrjetet sociale, si reaguan prindërit e Mishel Rrenës për martesën e tij Gay

22 Gusht 2018, 15:47| Përditesimi: 22 Gusht 2018, 16:48

  • Share

Dy ditë më parë 22-vjeçari sfidoi opinionin publik dhe u martua me një mashkull. Mishel Rrena ish-moderatori nga Kavaja u shpërngul në Londër në mënyrë që të realizonte objektivat e jetës së tij.

Fotot nga ceremonia bënë xhiron e mediave në vend dhe Misheli njihet si i pari personazh publik në vend që shfaqet kaq hapur duke bërë publike edhe martesën e tij gay. Menjëherë pas publikimit të fotove, moderatori ra pre e ‘kryqëzimit’ në rrjetet sociale për shkak të komenteve ofenduese.

Misheli dhe partneri i tij, Tian Oliver Murray, që prej vitit 2014 kishin marrëdhënie sentimentale të fshehur, por më në fund të dy dolën me vendimin e martesës.

Ajo që i martoi është pikërisht mikja e bashkëshortit të Rrenës, Brixhilda Rose, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti. Mësohet se ky vendim nuk ëhstë pritur aspak mirë nga familjarët e Rrenës. Siç dihet, mentaliteti shqiptar nuk ka arritur akoma në nivele të tilla.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?