Bashkimi Evropian e cilësoi si një vendim të njëanshëm dhe të pakoordinuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës ditën e djeshme, 5 gusht.
Lidhur me këtë reagim të BE, analistja Afërdita Maliqi në një lidhje skype për Report Tv, u shpreh se Kurti është kritikuar se po nxit tensione me këtë vendim.
"Dje është ndërmarr një aksion për mbylljen e disa degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës dhe është kritikuar Kurti se po nxit tensione në veri të vendit”, tha ajo.
Lidhur me marrëdhëniet Kurti-Osmani, analistja u shpreh se kohët e fundit ka një krisje të marrdhënieve të tyre.
“Po është krisje zyrtare, presidentja ka reaguar për deklaratat e Kurtiti për incidentin që i ndodhi Osmanit dhe Kurti tha se do ja lëmë raporteve zyrtare dhe atëherë do të ketë një reagim. Nuk është pajtuar Kurti se ka qenë një incident. Dikur ata ishin partner. Kurtiti nuk i duhet më Osmani dhe nuk ka ndonjë interes Kurti ta ketë më Osmanin, sepse asaj i mbaron edhe mandati”, tha ai.
Sa i takon marrëdhënieve jo të mira që Kurti ka me ndërkombëtarët, analistja tha se Kurti ka një qasje të keqe me ndërkombëtarët.
“Kjo ka qenë logjika e qeverisjes së tij, ka pasur një qasje të keqe me komunitetin ndërkombëtar, pavarsisht se marrëdhëniet me partnerët i ka gjetur të gatshme në tavolinë sepse qeveritë e kaluara i kanë pasur shumë mirë marrëdhëniet me ta. Kurti vuan që të jetë lider i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka marrëdhenie të mira as me kryeministrin Edi Rama”, tha ajo.