Mbyllja e basteve përkrahet nga qytetarët, sociologia Binjaku: Varësia ndaj bixhozit, duhen qendra rehabilitimi

23 Tetor 2018, 21:44| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 22:05

  • Share

Qytetarët mirëpresin inciativën e qeverisë për ti dhënë fund mbretërimit të salloneve të basteve të cilat vitet e fundit u ngritën me shpejtësi në çdo lagje të banuar në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u frekuentuar edhe nga fëmijët. Psikologët thonë se kjo iniciativë duhet mbështetur edhe me qendra rehabilitimi për ata mijëra persona tashmë me varësi ndaj bixhozit.

Kur mbeten edhe 48 orë nga votimi në parlament i projekt ligjit që do të mbyllë deri më 31 Dhjetor lojërat e fatit, për mikrofonin e Report Tv qytetarë të ndryshëm në Tiranë e përshëndesin këtë iniciativë të qeverisë. Më të entuziasmuara nga ky vendim janë gratë dhe vajzat, të cilat e shprehin hapur miratimin për këtë nismë.

Por sa efikase do rezultojë kjo nismë për personat të cilët tashmë kanë krijuar varësi ndaj lojërave të fatit? Sociologia Entela Binjaku,thotë se përveç vendimit për të mbyllur çdo aktivitet të tillë, nevojiten dhe disa masa të tjera mbështetëse.

Duke filluar nga 1 janari pritet të mos ngrihet më asnjë qepen për baste, duke i dhënë fund morisë së pikave të basteve të cilat vitet e fundit u ngritën me shpejtësi në çdo lagje të banuar në të gjithë territorin e Shqipërisë duke u frekuentuar edhe nga fëmijët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?