Autoriteti Rrugor Shqiptar sëbashku me IMT Lushnjë ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha daljeve të bizneseve dhe banesave private në autostradë.
Ky aksion ka nga rrethrrotullimi i Çermës ne autostradën Rrogozhinë-Lushnjë për të vazhduar deri në hyrje të Bypassit të Mbrostarit në afërsi të Fierit.
Puna ka nisur me hapjen e kanaleve që nuk lejojnë kalimin në autostradë dhe vendosjen e shiritit ndalues dhe paralel me këtë janë njoftuar bizneset dhe familjarët që të aplikojnë online për leje daljeje në autostradë pranë ARRSH-së.
Banoret por edhe bizneset nuk janë kundër vendimit të qeverisë për të pasur rrugë me parametrat e duhura, por kërkojnë një rrugë dytësore në të cilën të kryejnë normalisht aktivitetin e tyre si biznese dhe familjarë. Kosto e aplikimit është e papërballueshme rreth 20 milionë lekë për njësi, që do të thotë 100 metra para e pas hyrjes të bëhen punime përafrimi me autostradën.
Përgjatë autostradës ka edhe shtëpi banimi që nuk kane asnjë mundësi daljeje përveç autostradës
Banoret dhe bizneset e Zhamës kanë kërkuar me një peticion të bëhet rruga dytësore e më tej të bllokohen hyrje-daljet në autostradë me qëllim të mos pengohet aktiviteti i tyre sidomos në prag të festave të fund vitit.
Lajmi kryesor:
ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë Durrës, bizneset kundërshtojnë: Kemi aplikuar për leje, këta vijnë fshehurazi! Po na shkatërrojnë
SI.E.//ReportTv.al