Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme në Durrës, bizneset: Kemi vite që paguajmë taksa, tani na quani të paligjshëm! Dhoma e Tregtisë: 20 mijë punonjës mbeten pa punë

7 Dhjetor 2021, 10:39| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 13:56

  • Share

Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Bizneset pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.

"Kemi vite qe paguajmë taksa dhe detyrime, tani na quani të paligjshëm", thotë njëri prej tyre.

"Ne duam të hamë bukë, të paktën të sillnit një njoftim", pretendon një tjetër.

"Jemi në hall, ku do shkojmë? Do i nxjerrim punonjësit në rrugë. Nuk jemi kriminelë që na sjellin 100 policë', shprehet një tjetër.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri, i cili ka kërkuar ndërprerjen e këtij aksioni, deri në sqarimin e situatës. Ai deklaron se si pasojë e këtij aksioni preken 900 biznese dhe 2 mijë punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë.

"Janë 900 biznese, 20000 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë. Jemi të gjithë bashkë këtu dhe themi që deri sa të sqarohet kjo çështje, ju nuk mund të cenoni bizneset. Po cenohet e drejta jonë", shprehet ai.

Megjithatë inspektori i ARRSH shprehet se nuk mund të ndalohet aksioni, pasi urdhri është ndryshe dhe hyrje-daljet e piketuara për t'u mbyllur janë pa leje dhe jashtë rregullave duke u kthyer në burim aksidentesh.

Pronarët e bizneseve u ngritën dje edhe në Maminas kundër këtij aksioni, duke pretenduar se nuk ishin njoftuar si dhe duke kërkuar një rrugë dytësore në të cilën të kryejnë normalisht aktivitetin e tyre si biznese. Pavarësisht pretendimeve të tyre, ARRSH ka vijuar me aksionin që ka nisur që prej 27 nëntorit.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 07/12/2021 11:23

    Un hap kanale qe keni bllokuar rrugen ju... Hahahahah neser pushim shkoni e zgjidheni... Forma me injorante qe mund te egziston ne pergjigje... Sepse e pamundur te behet gje... O xhaxhi o xhaxhi sa lek duhet te paguhet per hyrje daljet...!? Mendoj forma me e re per te ber leke nga shefi I ikmt new version new entry marifetet... Fenomenal fare. Mjere bizneset.

    Përgjigju
  • Loni: 07/12/2021 11:14

    Ku ka te drejte ketu... Ketu eshte ajo fraza larg jokes time... Se kur ka gjera madhore si kjo duhet te ngrihen te gjithe sepse jemi nje komb edhe hallet na Bien te gjitheve... Gjithsesi eshte nje padrejtesi nga te gjitha krahet se pse ja u kan vjelur taksat kur paskeni qen te pa rregullt me legjislacionin shqiptar!? Apo he se kur ti vij dita do ja mbyllim... Un uroj qe te gjihet nje rruge e mesme midis institucioneve per keta biznese. Por sic Po e Ben ky I bie me marr valixhet per azil...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?