Mbyllja e kolegjit dhe kopshtit turk, Zhupa ftesë Kushit: Hajde të shohim nga afër standardet! Ministrja e Arsimit: Kishte shkelje ligjore! Sot nxënësit janë sistemuar

13 Tetor 2022, 11:32| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 12:03

  • Share

Mbyllja e institucioneve arsimore turke janë kthyer sërish për diskutim në Kuvend. Deputetja e PD, Ina Zhupa pyet ministren e Arsimit, Evis Kushi përse u mbyll kopshti dhe kolegji turk kur nuk ka asnjë institucion tjetër në Shqipëri nuk ka standarde më të larta. Zhupa i ofron që të shkojnë për t’i parë nga afër ndërsa i thekson se ka disa shkolla me kushte skandaloze ku nxënësit ngrohen me dru e rrezikohet që çatia të bjerë natën.

“Rama e Nikolla i kanë dhënë certifikatë nderi kësaj shkolle për arsimin cilësor që ofron. Nga krahu tjetër na thonë, që s’ka standarde, as kopshti as gjimnazi. Në Shqippri s’kam parë ndonjë shkollë apo kopësht me standardet më të larta. Çfarë i mungonte Mehmet Akifit?” – tha Zhupa.

Ministrja Evis Kushi iu përgjigj duke thënë se vendimi është marrë bazuar në organet e drejtësisë që i kanë dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit për mbylljen e institucioneve. Gjithashtu i thekson se janë marrë masa kontrete për të regjistruar dhe sistemuar të gjithë nxënësit në shkolla e kopshte të tjera.

“Gjykata e ka thënë fjalën e parë të saj, duke i dhënë të drejtë MARS për mbylljen e këtyre dy institucioneve. Në letrën tuaj ju thoni “heqja e licencave cënon të drejtën kusthetuese për arsim të fëmijëve dhe të rinjëve”. Abuzim! Ne morëm masa për ti regjistruar sipas vendbanimit apo preferencave, të gjithë nxnësit sot të sistemuar në shkolla po kopshtet e tjera. Nga 150 nxënës të Mehmet Akif, të gjithë u pajisën me dokumentacionin e tyre. Askujt nuk ju cënua e drejta kushteutese”, tha Kushi.

Gjithashtu u shpreh se shteti nuk ka interes për të sulmuar dhe goditur bizneset dhe i përsërit se Mehmet Akif ka kryer shkelje ligjore duke ndryshuar vendndodhjen pa njoftuar ministrinë.

“Përsa i takon shkolës Mehmet Akif, ka ndryshuar vendodhjen dhe nuk ka njoftuar ministrinë. Kjo është shkelje ligjore. Ky institucion ka sjell dy shkresa dhe nuk janë miratuar nga ministria kjo kërkesë, pasi nuk miratohet standardet e ndriçimit natyral, palestrën, mjetet didaktike, apo dhe çështjen higjenosanitare. Edhe për kopshtin është e njëjta situatë”, tha Kushi.

Në kundërpërgjigje, deputetja e PD, Ina Zhupa i përsërit ftesën për të parë nga afër kushtet e shkollës dhe kopshtit që u mbyllën me vendim qeverie dhe i përmend shkollën Sami Frashëri. Sipas saj, ndonëse janë shpenzuar miliona euro për rindërtimin, nuk i ka standardet e institucioneve turke. Nga ana tjetër, pretendon se qeveria ka marrë urdhra nga Erdogani për mbylljen sepse merrnin fonde nga Gyleni, gjë të cilën Ministria e Arsimit e ka mohuar vazhdimisht.

“Hajde shkojmë bashkë me kamera. Më gjej një kopësht e shkollë me standardet të institucioneve arsimore. Sot kemi standarde migjeniane, edhe shkollën Sami Frashëri nuk e keni me kapacitetin e këtyre që mbyllët. Ligji nuk ju thotë ti hiqni liccencën, duhet të jeni proporcional, prandaj ju duhet ti paralajmëronit, më tutje i vendosni gjobë. Por ju keni marrë urdhra si qeveri vasale, nga palë të treta që si pëlqente fakti se këto shkolla merrnin fondet nga Gyleni... Ju kërcënoni biznesin, pasi me një të rënë të lapsit mbyllni kopshtin. Kopshti ka që nga 2004 që është transferuar, por gjetët një fije bari dhe kërkoni të mbuloni një elefant. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të lëvizësh fëmijën nga kopshti. Ku pyesni ju! Dëgjoni ato prindër, dëgjojani hallet”, tha Zhupa.

Qeveria shqiptare njoftoi më 22 shator mbylljen e gjimnazit  “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë pasi ky kolegj nuk përmbushte standartet ligjore si dhe ka kryer transferimin e godinës në një vendodhje tjetër pa marrë leje nga ministria. Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk 'Mehmet Akif'. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nknknk: 13/10/2022 12:12

    Znj.Kushi ka pare meze edhe figure shkelje flagrante te ZVA ne Vlore mga ish drejtoresha Bakiu dhe nuk beri asgje.Perkundraxi shijon drejtorllekun e ri kur nuk duhet te ishte ne sistem sipas ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?