Mbyllja e konvikteve, studentët: Ku të shkojmë? Nuk mendojnë për ne, vendimi të dilte para pagesave (VIDEO)

30 Tetor 2020, 16:19| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 16:26

  • Share

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin që universitetet që do të nisin më datë 2 nëntor të zhvillohen vetëm online, ndërsa konviktet do të qendrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Por ky vendim i komitetit që erdhi vetëm 3 ditë para se të nisë viti i ri akademik ka shkaktuar pakënaqësi tek studentët, të cilët kanë bërë pagesën paraprake për konviktet si dhe kanë nisur të sjellin sendet e tyre personale.

“Do mbyllet edhe nuk rëndësi nëse ti je në punë apo në shkollë do mbyllet se s'bën, ndërkohë që studentët kanë angazhime të tjera dhe nuk kanë ku qendrojnë, pagesat u bënë, të kishte dalë vendimi përpara se të bënim pagesat, nuk mendojnë asnjë gjë për ne. Konviktin e kemi paguar për 4 muaj, pagesa do na kompensohet në muajt e tjerë kur të vijm, ndërkohë që ne si studentë kemi dhe angazhime të tjera, ndoshta jemi në punë, ndoshta jemi në kurse, duhet të largohemi nuk kemi ku të qendrojmë më, ky është problemi. Jam në vit të tretë bachelor, sot erdhëm të sillnim gjërat, sot na thanë që është mbyllur konvikti.

Për ne që jemi student konviktet do të mbyllen, deri tani rregulli është për një muaj, pastaj jemi në pritje të një njoftimi të dytë për të parë se si do të vazhdojë”-u shprehën studentët.

Me të shqetësuar se studentët janë prindërit. Ata tregojnë për sorrollatjen që po u bëhët dhe shpenzimet financiare.

“Vajzat janë në vit të parë, në telefon na thanë hajdeni, tani nuk gjejmë asnjë njeri këtu, po na sorrollasin, me cantat të ikim prap, 100 mijë lek na bën rruga, cfarë të bëjmë, nuk na sqaron njeri. Pagesën e kemi bërë online, për 4 muaj” - tha një prej prindërve.

Përveç konvikteve, ka studentë që zgjedhin të banojnë në shtëpi me qira. Për shumë arsye ata nuk mund të kthehen tek familjet e tyre.

“Jetoj në shtëpi me qira dhe ekonomia e studentëve është cop cop, shumë e dobët, cfarë mund të bëjmë në këtë rast kur marim njoftimin që mësimi do të bëhet online dhe ne në momëntin kur mund të bëhet mësimi në auditore, ne do të detyrohemi që të gjejmë shtëpi tjetër me qira kështu që shumica e studentëve detyrohen që ta mbajnë akoma shtëpinë me qira që kanë momentalisht.

Gjeja më e paktë që mund të bëjë qeveria është që duhet ti mundësojë studentëve internet falas” - thanë disa prej studentëve.

Protesta mund të jetë hapi i rradhës i studentëve. Në rrjetet sociale studentët kanë ngritur shqetësimin lidhur me mbylljen e konvikteve. Ata u bëjnë thirrje njeri tjterit të dalin në shesh kundër masave kufizuese anti-covid 

“Protesta është dicka e mundur, është hapi i rradhës, protesta do të kemi gjithmonë, por do të shohim momentin e duhur, të formojmë kërkesat e duhura” - u shpreh një student.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online në universitete erdhi pas vlerësimit të situatës në rajon dhe Europë dhe në bazë të ecurisë së pandemisë në vendin tonë. Komiteti ka kërkuar një muaj mësim online dhe mbylljen e konvikteve deri në një afat të ri.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sonila: 30/10/2020 20:38

    Ne si studente duhet te jemi ne tirane,, se nuk behet mesimi online ne shtepi ,,duhet te konsultohemi me profesoret tane,,pak qe u fillua me vonese,,na largojne nga konviktet dhe na fusin online,,,i bej thirrje studenteve te dalin ne proteste,,qeveria po i vjedh leket e shendetsise dhe po i kyc njerezit ne shtepi,,turp...

    Përgjigju
  • Timi: 30/10/2020 18:29

    Republike bananesh. Apo eksperteshL)

    Përgjigju
    • Loni: 30/10/2020 18:54

      Hahahahahahaa republike Jo e Jo por shum term I gjere edhe me pergjegjesi ja moren te shkreteve edhe tank jasht do konpensohen me vone sic jan kompensuar... Saga vazhdon...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?