Avokati Franc Terihani

Mbyllja e kopshtit turk 'Zubeyde Hanim', shtyhet seanca gjyqësore për çështjen! Avokati: Kërkuam anulimin e vendimit dhe përjashtimin e gjyqtares

28 Tetor 2022, 12:00| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 13:13

  • Share

TIRANË- Gjykata administrative ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e seancës  për shqyrtimin e kërkesë padisë të prindërve të kopshtit “Zubeyde Hanim” për shfuqizimin e vendimit për mbylljen tij. Bëhet e ditur se seanca e radhës do zhvillohet më 9 nëntor.

Avokati Franc Terihani, përfaqësuesi i i 50 prindërve të fëmijëve që shkonin në kopshtin turk tha para mediave për mediat se është kërkuar anulim i vendimit për mbylljen e kopshtit si edhe për përjashtimi i gjyqtares. Avokati tha se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Afërdita Maho me pretendimin se ajo është shprehur njëherë për kërkesën e padisë së “Turgut Ozal”.

 “Fëmijët duhen sistemuar sepse ata e kanë zgjedhur vetë institucionin përkatës për tu arsimuar, është e pamundur që të transferohen në një institucion privat sepse kanë dhënë përgjigje negative. Kemi pasur  dhe raste kur institucione publike para arsimore kanë refuzuar. Kërkuam anulimin e vendimit për mbylljen e kopshtit. Gjyqtarja është shprehur një herë për çështjen”, tha avokati.

Prindërit e fëmijëve të kopshtit turk ‘Zubeyde Hanim’ kanë kërkuar që Gjykata  Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të pezullojë dhe shfuqizojë vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucion. Kjo kërkesë sipas tyre vjen për shkak të dëmit që i është shkaktuar të gjithë fëmijëve, të cilët janë të grup moshave  nga  3 deri në 6- vjeç.  Prindërit  thonë se fëmijët e tyre kanë përjetuar  një situatë të rënduar psikologjike.

Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet. Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?