Protesta e fëmijëve të kopshitit ‘Zubeyde Hanim’, 29 shtator

Mbyllja e kopshtit 'Zubeyde Hanim', kërkesa e prindërve: Gjykata të shfuqizojë vendimin! Fëmijët kanë përjetuar situatë të rënduar psikologjike

14 Tetor 2022, 22:12| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 22:19

  • Share

Prindërit e fëmijëve të kopshtit turk ‘Zubeyde Hanim’ kanë kërkuar që Gjykata  Administrative e Shkallës së Parë Tiranë të pezullojë dhe shfuqizojë vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucion.

Kjo kërkesë sipas tyre vjen për shkak të dëmit që i është shkaktuar të gjithë fëmijëve, të cilët janë të grup moshave  nga  3 deri në 6- vjeç.  Prindërit  thonë se fëmijët e tyre kanë përjetuar  një situatë të rënduar psikologjike.

Padia është paraqitur nga 134 prindërit e fëmijëve të kopshtit, të cilët thonë se dosja e tyre prej 1400 faqesh përmban provat që faktojnë se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin.

Ata thonë se kopshti i ka drejtuar herë pas here kërkesa institucioneve të Ministrisë së Arsimit dhe nuk ka marrë përgjigje. Përveç kësaj, prindërit thonë se kanë marrë përgjigje negative  prej kopshteve publike dhe private të rekomanduara nga Ministria për të pranuar fëmijët e tyre pas mbylljes së kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.

Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet. Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?