Sociale

Mbyllja e kufijve dhe bizneseve/ COVID-19 rrit numrin e të papunëve në Bulqizë (VIDEO)

31 Maj 2020, 16:01| Përditesimi: 31 Maj 2020, 16:07

  • Share

BULQIZË- COVID-19 ka mbyllur dyert e bizneseve në Bulqizë. 150 të papunë më shumë janë regjistruar nga muaji mars deri në muajin maj krahasuar me një vit më parë.

"50% të papunëve të shtuar janë punëkërkues që kanë dalë nga shkurtimet e vendeve të punës në subjekte të cilët trajtohen në pagesë papunësie", tha Jetmira Doda, Drejtore e Zyrës së Punës në Bulqizë.

Një tjetër shkak i rritjes së numrit të të papunëve në Bulqizë është edhe mbyllja e kufijve sipas Drejtoreshës së zyrës së punës.

"Pak a shumë te numri 60-70, pra te 50% e numrit të punëkërkuesve në këtë periudhë", u shpreh ajo.

Megjithatë heqja e masave shtrënguese ka sjellë edhe shifrat e para optimiste për punëkërkuesit. Gjatë periudhës së dytë të muajit maj janë regjistruar 20 të punësuarit e parë kryesisht në sektorin minerar.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?