Pikë bastesh sportive e mbyllur

Ekonomi
Top 24

Mbyllja e llotove, Rama: Nga 1 janari shqiptarët kanë fituar 1 mln euro çdo ditë

6 Janar 2019, 10:44| Përditesimi: 6 Janar 2019, 10:59

  • Share

"Shqiptarët kanë fituar rreth 1 milion euro në ditë këto ditë të para pas hyrjes në fuqi për ndalimin e lojërave të fatit dhe llotove". Një deklaratë të tillë e bëri kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e kaluar. Kreu i qeverisë tha se vetëm në këto ditë të para të vitit shqiptarët kanë fituar, duke mos i humbur, rreth 1 milion euro në ditë.

Duke dhënë shembullin e një komentuesi, ai theksoi se nëse do kishte ndjekur ndeshjen duke vënë lloto, sigurisht që do kishte humbur. Dhe në këtë kuptim, shtoi kryeministri, janë kursyer rreth 1 milion euro në ditë, para që do kishin shkuar dëm.

Pa luajtur nga 1 janari deri më sot shqiptarët kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë. 

Edi Rama, kryeministër

Komento

Komente

  • Enea: 06/01/2019 11:14

    Propagande e paster per te krijuar idene se shqiptaret na fituakan 1 milion euro ne dite. Sakte do te ishte qe 9.500 te papune jane ne shtepi pa rroga per familjet e tyre, se kemi nderhyre ne menyre agresive per te mbyllur biznese te ligjshme qe i ka gjithe bota dhe se kemi trembur biznesin brenda dhe ato qe mund te vijne nga jashte shtetit per te investuar. Siç konfirmoi edhe nje i huaj para ca ditesh ne lidhje po me masa te tjera agresive se ajo çka po ndodh eshte se " po goditen harabelat me gjyle".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?