Mbyllja e lokaleve të natës, Ahmetaj: Artistët presin nga ne, jemi qeveri që përgjigjemi në ditë të vështira (VIDEO)

22 Korrik 2020, 15:04| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 15:22

  • Share

Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë, foli sot shkurt edhe për mbylljen e klubeve të natës, duke lënë të kuptohet se qeveria mund t'i ndihmojë.

Ahmetaj tha se siç qeveria iu gjet pranë qytetarëve për tërmetin ashtu edhe për pandeminë, e njëjta mund të ndodhë edhe për artistët apo të punësuarit në lokalet e natës.

“Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lidëri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë.” -tha Ahmetaj.

Të hënën dhe të martën përfaqësues të lokalëve të natës, artistë, por edhe të punësuar në këtë sektor protestuan para kryeministrisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?