Ekonomi

Mbyllja e sezonit ul lehtë hyrjet e turistëve në vend! INSTAT: Në 9 muaj në Shqipëri hynë 4.8 mln të huaj

22 Tetor 2021, 16:28| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 17:05

  • Share

TIRANË- Mbyllja e sezonit veror, ka dhënë efektet e para në uljen e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin shtator në Shqipëri kanë hyrë mbi 494 mijë shtetas të huaj nga  mbi 591 mijë të huaj që erdhën në vitin 2019. Ndërsa në raport me vitin e kaluar shifrat janë më të larta.

Konkretisht sipas të dhënave në shtator në vend kanë hyrë 794 mijë shtetas të huaj e shqiptar me një rritje prej 31.3% krahasuar me 2020, ndërsa në raport me vitin 2019 kanë ardhura më pak sepse atë vit erdhën mbi 1 milionë shtetas në shtator.

Në 9-mujor në Shqipëri kanë hyrë 4.8 milionë të huaj, nga 5.4 milionë që erdhën në 2019, që konsiderohet si viti më i suksesshëm turistik. Rreth 50% e hyrjeve në vend në 9-mujorin e 2021 ishin nga Kosova, me 2.3 milionë vizitor në total.

Ndërkohë sipas INSTAT rritja më të madhe të hyrjeve në Shqipëri ka qenë nga Polonia me 4.6 herë si dhe SHBA me 4.3 herë. Lehtësimi i masave kufizuese si dhe përhapja e procesit të vaksinimit në popullatë ka bërë që edhe qytetarët shqiptar të lëvizin jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.2 milionë dhe është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga operatorët e këtij sektori 2021 është një vit i suksesshëm turistik, që u zhvillua në kushte pandemie dhe që i kapërceu pritshmëritë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mikel: 22/10/2021 22:07

    ore se mos na llogarisni dhe neve me 2 shtetesi te ky 4.8 milionshi... se late nam

    Përgjigju
  • Vagsb: 22/10/2021 17:58

    Me derra serbe dhe ruse nuk keni perfitime turistike. Nuk ka bukuri dhe pasterti aty ku kullot derri. Rusia do beje “reklamen” me te “bukur” per turizmin shqiptar sapo te analizoje vdekjen e kater turisteve. Shteti shqiptar do dali shtet bananesh me ne krye bananexhiun me te spikatur te ballkanit. Turizmi shqiptar do dali “i pakualifikuar” dhe “i padenje per tu vizituar.” Nderkohe qe putinistika ne europe lan hesapet me joputinistiken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?