Edi Rama dhe protesta e nxënësve

Politikë

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Zbatuam ligjin, Kolegji shiti ambientin që kishte lejen për qëllime fitimi! Opozita: S’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani

23 Shtator 2022, 12:22| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 18:40

  • Share

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në lidhje me vendimin për mbylljen e kolegjit turk 'Mehmet Akif'. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi është marrë pasi kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

Duke iu referuar spekulimeve se lidhet me kërkesën e Erdogan, Rama i cilëson si teori konspiracioni dhe thotë se publiku bombardohet me lajme të rreme. Sipas Ramës, po përdoren fëmijët për të fshehur fajin karshi ligjit. Sa i përket reagimeve të opozitës për fëmijët e prindërit, Rama u shpreh se përdorimi i tyre në një situatë ku nuk zbatohet ligji është tregues i një ndërgjegjeje të ulët.

Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar transparencë në lidhje me vendimin për të mbyllur shkollën, ndërsa kanë treguar se në vitet e fundit ky institucion ishte shpallur edhe ndër 10 më të mirët.

‘Shqipëria nuk mund të jetë vasal i askujt. Të mbyllësh një kopesh shembullor, ça u thotë ky. Për problemet ideologjike që ka Erdogani me Gylenin janë probleme të Turqisë jo të Shqipërisë. - u shpreh Sali berisha në një deklaratë për mediat.

Mbylljen e “Mehmet Akif” e dënoi edhe Rithemelimi, që përmes deputetes Albana Vokshi, e quajti një sulm të Edi Ramës për interesat e presidentit turk Erdogan. Ndërsa deputeti i PD-së Dash Sula kërkon transparencë për vendimin e qeverisë, ndërsa thotë se ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Sipas Sulës nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase.

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria.

Drejtori turk i kolegjik hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe tranferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Ora 14:30
​​​​​​​Mbyllja e shkollës turke, Rama: Kolegji shiti ambientin që kishte leje për qëllime fitimi dhe nisi pa leje aktivitetin në godinë tjetër

1663658307_thumbsbcdcf53f0a949fb523b9221afa10da7e05.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reguar pwr mbylljen e shkollave turke.

‘Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj  për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.’- shkroi Rama 

Ora 12:27
Berisha: Të çohet kryeministri të mbyllë një kopsht, është çnjerëzore! Shqipëria është sovrane jo vasal i Turqisë, s’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani

 

Berisha ka komentuar edhe mbylljen e kopshteve dhe shkollave turke ku i cilësoi si çnjerëzore. Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria është një shtet sovran dhe jo vasal i Turqisë.

‘Të mbyllësh një kopesh shembullor, ça u thotë ky. Për problemet ideologjike që ka Erdogani me Gylenin janë probleme të Turqisë jo të Shqipërisë. Nga Shqipëria ne nuk do lejonim kurrë që të lejoheshin akte dhe provokime turke. Po këto janë akte çnjerëzore, të çohet kryeministri të mbyll një kopsht...

Kanë një program ata... dhe dëgjoni sa e rëndë është kjo, se mbylli dhe kolegjin. Në çdo vend të botës, kjo shkollë plotësisht legjitime në harkun arsimor do shkonte në gjykatë, po kjo s’ndodh në një vend ku s’ka drejtësi. Ka drejtësi karnavalesh.

Ata fëmijë që u mbyllën shkollën sot ai s’merr vendim se u duhen vite. PD Shqipëria është shtet sovran s’mund të jetë vasal i askujt. Ai gazetari që u përzu ne po e studiojmë rastin e tij, po a ndoqën rregullat e duhura apo u mor në celular Edi Rama.’- tha Berisha.  

Ora 11:52
‘Rama detyroi dy ministre të firmosnin për mbylljen e shkollës’, ‘Rithemelimi’: S’po ndërton për Vuçiç po shemb për Erdogan

 

Deputetja Albana Vokshi, në një deklaratë nga selia blu tha se Rama detyroi dy ministre të firmosnin për mbylljen e shkollës. Ajo shtoi se kur Rama nuk është duke ndërtuar për Aleksandër Vuçiçin,. është duke shembur shkolla.

“Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.

Prindërit dhe nxënësit e shkollës të mbyllur në urdhër të Edi Ramës, në protestën e tyre deklarojnë se urdhri nuk ka lidhje me plotësimin e standrteve ligjore, siç ministrja pretendon. Përfaqësuesit ligjorë të shkollës thonë se kjo shkollë i ka plotësuar të gjitha detyrimet ligjore. Në këto momente nxënës e prindër po zhvillojnë një proteste.

16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.

Edi Rama ka pritur fillimin e vitit të ri shkollor për të urdhëruar mbylljen, siç pret të hapet sezoni turistik, çdo vit, për të nisur shembjet.

Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.

Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.”.

Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.

Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.

Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë me fëmijët, mësuesit dhe prindërit e shkollës Mehmet Akif për të ndaluar këtë akt taleban të Edi Ramës.

Sot, ne duhet të jemi në lartësinë e historisë sonë. Një shkollë e mbyllur është një shpresë më pak. Një shkollë e mbyllur nga qeveria për qëllime politike, është akti i fundit përpara vendosjes së diktaturës!

Koha kur merren vendime arbitrare, të pambështetura në ligj, është orë e zezë për Shqipërinë. Ne theksojmë se një qeveri e tillë nuk është e popullit shqiptar, por e interesave të ngushta, të brendshme e të huaja.

Si e tillë duhet refuzuar dhe hequr qafe.

Vajza është përgatitur me vite për të konkuruar në këtë shkollë e cila ka 26 vite. Është mbyllur pa asnjë paralajmërim. Fëmijët janë dëmtuar psikologjikisht. Me një firmë të Ramës shkolla u mbyll dhe nuk dimë ku të çojmë fëmijët”, tha Vokshi.

Ora 11:38
Mbyllja e kolegjit turk, deputeti i PD-së: Qeveria të bëjë transparencë për vendimin! Rezulton si një ndër 10 institucionet arsimore më të mira në vend

1661947975_dashnorsula1.jpg

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kolegjin turk ‘Mehmet Akif’. Sula kërkon transparencë për vendimin e qeverisë, ndërsa thotë se ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Sipas Sulës nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase.

‘Transparencë për Vendimin e Qeverisë që mbylli Kolegjin Turk "Mehmet Akif"!

Në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.

Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.

Nëse Kolegji Turk "Mehmet Akif" ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet ti nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një POR të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase. Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhëri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënin serioz për vendin.

Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s'mund të funksionojë me orekse personale.'- shkruan Sula.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PORTOROMANO: 24/09/2022 10:16

    Mbyllja e Mehmet Akifit është “falimentim në arsim”. Mehmet Akif ka qenë gjithmonë “premier” i sistemit arsimor shqiptar. Kjo është “vrasja e zogut tallës”, për kë? Erdogan! Pse? “Vrasja e kësaj shkolle” nuk mund të jetë pa pagesë! Unë mendoj se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht institucionet e BE-së, duhet të fillojnë marrjen në pyetje për këtë çështje!

    Përgjigju
  • Iris: 24/09/2022 02:46

    Edooo! Mashtrove nje here, t'a falem,mashtrove dy here,nuk gjen me budallenj ne bote qe te te besojne se mbyllja e nje kolegji dhe nje kopeshti ishte rastesi dhe sajese konspirative.Ja ben MOOOO! qe i the /PEQE!/ sulltan Erdoganit.Tani thuaj kush tjeter e ka radhen nga financimet e Gylenit?! Gyleni eshte me fat qe jeton ne U.S ,se amerikanet nuk pranuan kerkesen e Musolinit te Vogel te Bosforit per ekstradim,se po te ishte per ty,do te kishte fatin e atij gazetarit para ca ditesh.Shpejt! Shko e ulu ne preherin e xhaxhi Erdoganit se e do te jape //llokume// per sjelljen e mire qe tregove.Kesaj rradhe jam dakord me opoziten,s'kemi pune me tekat e Erdoganit.

    Përgjigju
  • Iljon: 23/09/2022 19:47

    Si te jete situata duhet te merret aksioni shume mire ja ka bere

    Përgjigju
  • Meri: 23/09/2022 19:12

    Pse dilni dhe flisni per gjera po lidhje qe sjua dini te berteten

    Përgjigju
  • Beni: 23/09/2022 19:12

    Jan per te ardhe leq keto te opozites se kan ngel pa pune

    Përgjigju
  • Meri: 23/09/2022 19:11

    Gjynah kjonopozita qe mezi pret te ndoll nja gje qe te futen dhe te flasin

    Përgjigju
  • Dori: 23/09/2022 19:05

    Eshte thjesht zbatim i marveshjeve qe kan bere me Erdogan

    Përgjigju
  • tani: 23/09/2022 18:43

    Po te meshr=trosh kaq hapur o kryeminister ordiner. Kolegji ka qene ne prone te bashkise. kolegji e ka pasur me qera. Bashkia bashke me ty e shiti per ta dhene te oligarket qe te ndertoni kulla aty Qeveri Qelbesirash

    Përgjigju
  • ines: 23/09/2022 18:08

    Gabim i pafalshem mbyllja e kesaj shkolle, thjesht verteton si Rama ve pazaret personale me individe si Erdogan mbi cdo lloj interesi te vendit qe drejton.

    Përgjigju
  • Albion: 23/09/2022 17:12

    Jam aspak partiak. Saliu ca lidhje ka qe shahet per kete mhb. Shum mir thot se kjo esht shitje qe i bn vendit ky rrqimi gjat

    Përgjigju
  • sela: 23/09/2022 16:49

    ky saliu do shkolla si kristali

    Përgjigju
  • gani: 23/09/2022 16:49

    vetem sa zbatoi ligjin o popull se mbylli pa te drejte

    Përgjigju
  • Ben: 23/09/2022 16:18

    Edo,ja paske fut kot me kete justifikim.Dihet pse e keni mbyllur,megjithate te gjithe mendonin se do ta perballoje presionin e Erdoganit,por ketu u dorezove m'duket.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/09/2022 15:25

    Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës që nuk kemi par akoma të zezat e tija tradhtare. Ky është njeri i sëmuar…

    Përgjigju
  • Bobi: 23/09/2022 15:04

    Aman mor qysh nuk u merziten 1 here keto sufllaqet. Zjarr sa thote komandanti. Se mos harroni ndonjehere se s'ka me sufllaqe. Mire e keni fajin prap e ka Saliu. Ai e ka fajin qe e mbyllen shkollen. Ajo shkolle vertet ka nxjerr nxen.te talentuar qe na krenojne aty ku jane jo sufllaqexhinj. Po sikur Gyleni dhe Erdogani te pajtohen perseri cer do bej Ramazoni

    Përgjigju
  • Shokutarras: 23/09/2022 15:02

    Sufllaqexhinjt nga zyrat e ertv qekan hedhur ne sulm ne artikullin ku flitet per mbretin. Clidhje ka sa shkolla apo kopeshte ka hapur, arsyeja pse po mbyllet esht shkelje e te drejtave te njeriut, shkaterrim biznesi, edhe nese ka qen pa leje, kur e kuptuan kta qe esht pa leje sepse ka kohe qe zhvillohet mesim aty. A ka ndonje pergjegjes qe ky institut ka zhvilluar aktivitet pa leje. Vjen era rilindje ktu, lepirje bythe, se ja ka ven kusht sulltani, dhe ka kohe qe se pret me lypsarin e surrelit...Tani qe u be faktor turqia si pasoje e luftes ukrain rusi u hodh ne sulm sulltani manjak perseri. Tani si thot gje njeri lypsarit te surrelit se sja prishin dot sulltanit per nje shkoll...

    Përgjigju
  • Dudask: 23/09/2022 14:47

    Presim dhe mbylljen e kolegjit turk hasan riza pasha ne shkoder. Nuk po kalojm dot ne shpit tona kaoz makinash

    Përgjigju
  • Alban: 23/09/2022 14:42

    Albanistani ne sherbim te Sulltanit.

    Përgjigju
    • A. N.: 23/09/2022 15:07

      Cilit sulltan se kemi shume.

  • Gent: 23/09/2022 14:41

    Ky as te genjeje nuk di me, flet per perdorim femijesh dhe vete i nxjerr ne rruge 10 mbas hapjes. Drejt instalimit te plote te nje diktature.

    Përgjigju
  • Alban: 23/09/2022 14:23

    Saliu e ka lidhur trurin me zorren e trashe mos ja vini re

    Përgjigju
  • geri: 23/09/2022 14:10

    hajde loqe hajde se na ngeli te ajo shkolla turke

    Përgjigju
  • zuna: 23/09/2022 14:10

    ppo ka bo 500 shkolla e kopshte m sa kara jeni direkte hidheni ne sulm se skeni me ca me u kap

    Përgjigju
  • sindi: 23/09/2022 14:06

    po ai hap dhe nga 30 tjera m , ca po te duhet ty te meresh

    Përgjigju
  • orind: 23/09/2022 14:00

    vetem idiotlliqe di tnxjerri prej asaj goje dhe me vone pret te marre qeverisjen e ketij vendi. por ska shans se ste duam

    Përgjigju
  • arba: 23/09/2022 13:58

    po po berishe do behet sic thu ti, ah mer rrot kari akoma del e flet palavra sa andej ketej

    Përgjigju
  • neri: 23/09/2022 13:58

    Po aq kopshte sa ka hap ai ti si ke pare ne endrra se di cfare flet e ka prej kokaines

    Përgjigju
  • Gloria: 23/09/2022 13:48

    Qeveria esht teper transparente sa per dijenin tuj o deputet qe as deputet nuk iu thuhet juve t PD

    Përgjigju
  • Olta: 23/09/2022 13:47

    Ky vec te komentoje te tilla gjona di sdi me punu naj her

    Përgjigju
  • Ismail: 23/09/2022 13:46

    O sali a je rehat ku flet budallalliqe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?