Gazment Bardhi
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës TikTok për një vit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë përtej ndikimit që mund të kenë rrjetet sociale, shkaku i vërtetë i keqformimit të fëmijëve dhe të të rinjve, sipas tij, është “mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale”.
“Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës!
Ajo i jep modelin fëmijëve se:
nëse vjedh bëhesh ministër;
nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet;
nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie;
nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie;
nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo
nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.
A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!
Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale”,- shkruan Bardhi.
Lajmi kryesor:
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
K.M/ReportTv.al