"Bojkotoni mësimin për të mbrojtur TikTok-un!!!" Apeli i fundit qesharak i Berishës është një çmenduri për çdo prind që normalisht në familje lufton për të kundërtën: studioni dhe lini TikTok-un!
‘Çmenduria’ e Berishës vjen një ditë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e TikTok me 12 muaj, me qëllimin e vetëm për të garantuar siguri për ta deri në një moment kur kompania të vendosë filtra.
Në vazhdën e kësaj thirrje, edhe për mësuesit, në vend të urimit për 7 mars, Berisha rezervoi edhe një kërcënim, duke iu thënë që mos të guxojnë të marrin masa për bojkotin. Për mbylljen e TikTok, Berisha ka lajmëruar edhe protestë më datë 15 mars.
“Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Këtu problemi është se një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj, kërkon të varë në sheshin ‘Skënderbej’ TikTokun, pse e kritikoni ju, atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë shkollë, apo mësues të marrë masa ndaj jush, do përballen me pasojat më të rrepta ligjore, e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, tha Berisha.
Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas rreth një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Komente

Ideja eshte demokratike-mbyllja e Tik-Tok(edhe pse permbajtja e tij kontrollohet nga qev. autokrate kineze) eshte censure e fjales e mendimit dhe behet vetem me vendim gjykate ose referendum te pergjithshem te ligjeruar e te certifikuar,jo me vendim te nje kryeministri e te nje grupi personash, qe ndoshta nuk shprehin/perfaqesojne opinionin e te gjitheve,por e thene kjo nga Berisha,humb permbajtjen demokratike qe ka ne vetvete.Berisha e ben vetem per perfitim politik dhe e dale nga goja e ketij Berishe qe dihet si ka vepruar me mediat e gazetaret(p.sh./Koha Jone/)ne kulmin e pushtetit te tij e kthen kete kauze ne nje hipokrizi politikike e perversitet social.
PërgjigjuProblemi me i madh jane ata qe vazhdojne shkojne mbas Saliut, se Saliu tall menderen.
PërgjigjuPlak psikopat, të doli boja që shkatrove Shqiprin , uzina, fabrika, arsimin ,ushtrinë, ferma, gjithçka kishte Shqipria, pasuri 50 vjeçare. Tash del e thu mos shkoni shkollë ky asht kulmi, psikopat!
PërgjigjuKy ka shume kohe qe eshte budallepsur.Prangat jane ilaci me i mire per Salukun.
PërgjigjuO Zot cfare ligesie!
PërgjigjuO KRIMINEL QË MERESH ME FËMIJËT, E KUPTON SE ÇFARË THIRJE BËNË????NJË TURP QË TË PËRFSHIRË FËMIJËT NË KËTË LLUMHANE DUKE I HEQUR NGA LIBRAT,LODRAT E DUKE I PËRDORRUR PËR VEHTE. TI VETËM GJYSH NUK JE!MERRI FËMIJËT E FËMIJVE TË TU KUDO KU TI KESH E DIL ME TA NË DEOSTRAT,NË BULEVART.
PërgjigjuO kancer I Shqiperise , o I pa fytyre , ti duhesh varur me koken posht more kriminel .Populli do te te japi denimin me te rende more kriminel .
PërgjigjuTik-tok, Tik-tok...zilja tringellon / Tik-tok, Tik-tok Berisha po shkallon / femijet ne greve i fton...hajde opozite, hajde.
PërgjigjuO maskara i te gjithe maskarenjve,o kriminel i te gjithe krimineleve,o tradhtar i këtij vendi,o hajdut,o shkaterrues i Shqiperise,si nuk u ngope nje here duke bere thirrje per destabilizim.
PërgjigjuTi i do ne proteste me flamurin e PD ne d'ore ,sigurisht.
Përgjigjuo i banzitur per pasuri qe nuk ke te ngopur duke gllaberuar ,tani kerkon te perdorish femijet per pushte