Sociale

Mbyllja e Tiktok në Shqipëri, inxhinieri i IT: Mund të minimizohet, por jo bllokim total! Influencuesit reklamojnë VPN për hapjen e tij

14 Mars, 13:50| Përditesimi: 14 Mars, 14:11

  • Share

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kishte vënë datën 13 mars si afatin fundor që kompanitë e internetit të merrnin masat e nevojshme për bllokimin e aksesit në TikTok, por pavarësisht kësaj ai vijon ende të jetë i hapur, ndërsa janë të dallueshme vështirësitë në përdorim.

Në lidhje më këtë temë Besmir Semanaj, inxhiner elektronik tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se urdhri tani është dhënë dhe puna i ka kaluar ISP-ve që do ju duhet kohë për të bërë mbylljen.

“Pavarësisht mbylljes kemi mënyra të tjera për ta hapur. Në rrjetet e tjera sociale (Facebook, Instagram, Twitter dhe vetë TikTok) po shpërndajnë informacione sesi të hapin TikTok pas mbylljes. Po të marrim një statistikë në një nga kompanitë e VPN, ka pësuar 1200% rritje të përdorimit në Shqipëri”, tha Semanaj pavarësisht se nuk ishte reklamuar nga influencuesit.

Më tej ai shtoi se 20-30 përqind nuk do të kenë akses në këtë platformë.

“Qeveria e hoqi barrën nga vetja, tani barra është te kompanitë e telekomunikacionit”, shtoi ai.

Sa i përket afatit kohor (10 ditë) që platforma TikTok të mbyllet përfundimisht në Shqipëri, Semanaj nënvizoi se kjo periudhë do të jetë për kompanitë që nuk kanë aplikacionet dhe pajisjet e duhura për bllokimin.

"Nëse do të kishin infrakstrukturën e duhur do mund ta bllokonin për 15 minuta", tha ai.

"Teknologjia është si puna ajrit nuk mund ta bllokosh, mund ta minimizosh, jo ta mbyllësh totalisht. VPN nuk bllokohen, ato përdoren edhe për punët e përditshme. Nëse do të bëhej kjo do të kalonim në një diktaturë dixhitale", theksoi Semanaj, teksa tha se pavarësisht nëse platforma nuk funksionon në Shqipëri, profili juaj është aktiv dhe mund të hyni lehtësisht në vendet e tjera.

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?