Keida Kostreci

Sociale
Bota

Mbyllja e 'Zërit të Amerikës' me urdhër të Trump, Keida Kostreci: U bëmë një dritare shprese për qytetarët në mbarë botën

19 Mars, 22:01| Përditesimi: 19 Mars, 22:04

  • Share

Keida Kostreci, gazetarja, prezantuesja dhe Redaktorja mbikëqyrëse dhe menaxhuese e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, ka reaguar për herë të parë këtë mbrëmje lidhur me mbylljen e kësaj media 83-vjeçare, me urdhër të presidentit Donald Trump.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, gazetarja e mirënjohur Kostreci thekson se “zemra ime është plot mirënjohje që kam qenë pjesë e një institucioni kaq të pazëvendësueshëm për gati një çerek shekulli”.

“Që nga momenti kur e dija se do të shpërngulesha në Shtetet e Bashkuara, e dija edhe që doja të punoja për Zërin e Amerikës. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të thosha “natën e mirë” për herë të fundit për audiencën tonë, në emër të VOA Shqip.

Nuk ka kaluar asnjë ditë, asnjë orë, asnjë çast, që nga momenti kur ëndrra ime për të qenë pjesë e familjes së VOA-s u bë realitet, pa ndjerë admirim për kolegët e mi dhe krenari për punën që breza të tërë gazetarësh të shquar kanë bërë në mbështetje të vlerave amerikane, demokracisë dhe drejtësisë në mbarë botën.

Zemra ime është plot mirënjohje që kam qenë pjesë e një institucioni kaq të pazëvendësueshëm për gati një çerek shekulli.

Në transmetimin e parë të Zërit të Amerikës në vitin 1942, Ëilliam Harlan Hale tha:

“Lajmet mund të jenë të mira. Lajmet mund të jenë të këqija. Ne do t’ju tregojmë të vërtetën.”

Pikërisht këtë kemi bërë për dekada me radhë.

VOA ndoshta nuk është shumë i njohur mes bashkëkombësve tanë amerikanë, pasi me ligj nuk mund të transmetojmë brenda Shteteve të Bashkuara, por duke prezantuar Amerikën dhe vlerat e saj në vendet ku transmetojmë, ne u bëmë një dritare shprese për qytetarët në mbarë botën.

Një komb i papërsosur, por gjithmonë në përpjekje për t’i qëndruar besnik – dhe për të avancuar – idealet e veta. Kjo nuk është pak, dhe asgjë nuk mund ta zbehë këtë mission”,- shkruan Kostreci.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?