Mbyllja për 24 orë nga pala greke, mbi 100 kamionë në Kakavijë presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë

18 Shkurt 2021, 09:54| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 10:20

  • Share

Radhë të gjata kamionësh për të kaluar drejt Greqisë janë krijuar në Kakavijë, pas mbylljes së doganës grekë për 24 orë.

Report Tv raporton se pas përfundimit në orën 7 të grevës së punonjësve të doganës greke, është krijuar një radhë prej 2 km e gjatë maunesh të cilat duan të shkojnë drejt Greqisë. Mësohet se mbi 100 kamionë janë në radhë për të kaluar.

Autoritetet e policisë greke njoftuan dy ditë më parë policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të niste nga punonjësit e doganës greke. Ndërprerja e punës nga pala greke nisi prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të ditës së sotme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?