Duket se masat e izolimit dhe bllokimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, u kanë lënë ‘dorë të lirë’ hajdutëve
Gjatë muajve të karantinës, zyrat e Parlamentit Europian janë plaçkitur disa herë prej këtyre të fundit.
Të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë në zyrat e tyre në Parlamentin Europian.
Sipas mediave të huaja, këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që godina ka qenë bosh.
Hajdutët kanë kontrolluar gjithashtu mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.
Në muajin mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.
Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.