Foto ilustruese

'Mbytën' me kokainë 6 shtete të BE-së, arrestohet një tjetër i përfshirë në grupin kriminal! Banda u godit në 2019

12 Korrik 2023, 10:07| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 10:28

  • Share

TIRANË- Një tjetër i përfshirë në grupin kriminal i cili është goditur në vitin 2019 pasi trafikonte drogë në gjashtë vende të Bashkimit Europian është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një person me iniciale N.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Pak ditë më parë, më 4 korrik ranë në pranga edhe dy të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Arrestimet e tyre vijën si vazhdë e operacionit ‘Goldfinger’, i cili në vitin 2019 goditi këtë grup me që drejtohej nga Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici). Që prej vitit 2012 deri në Qershor 2019, grupi, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine kolumbiane në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale. Katsrati është i dënuar nga GJKKO me 13 vite e 6 muaj burg.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal , në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal midis të tjerësh shtetasit shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Doçaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, të cilët janë dënuar me burgim nga Gjykata e Kopenhagen dhe aktualisht po vazhdon gjykimi në Gjykatën e Apelit.

Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmëve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për  Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të  Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar.

Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i Jetmir Kastratit, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë. 

Jetmir Kastrati është kunati i Astrit Beqirajt, ndërsa rezulton se është arrestuar në Danimarkë. Jetmir Kastrati është dënuar kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

Si funksiononte grupi i Astrit Beqirit? Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin te Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t'i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?