Foto ilustruese

Kronikë

Mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalëzit, policia nis hetimet

15 Gusht, 10:26| Përditesimi: 15 Gusht, 10:28

  • Share

Një 63-vjeçar është mbytur në detin e Gjirit të Lalëzit në Durrës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.

Sipas policisë, viktima është me iniciale I.B. banues në Tiranë dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Megjithatë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e sakta.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?