Mbytet gomonia me emigrantë në Mesdhe, 61 të zhdukur

16 Dhjetor 2023, 22:49| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 16:49

  • Share

Një gomone e cila vinte nga Zëara është mbytur në brigjet e Libisë, duke bërë që 61 persona që ishin në bord të zhduken.

Gomonia kishte në total në bordin e saj 86 emigrantë. 

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Emigratët, e cila është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas agjencisë, dallgët e forta kanë goditur gomonen dhe 86 migrantë, përfshirë fëmijë, të cilët zhdukur dhe besohet se kanë vdekur.

Ndër të tjera, mësohet se viktimat janë nga Nigeria, Gambia, dhe disa vende tjera afrikane.

 25 të mbijetuarit janë transferuar në qendrën e ndalimit në Libi, ku kanë marrë përkujdesje shëndetësore.

Zëdhënësi i organizatës, Flavio Di Giacomo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shtoi se “mbi 2250 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Një numër që për fat të keq tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det.”

Alarmi i parë u dha nga qendra e kërkim-shpëtimit në Romë me kërkesë të rojes bregdetare libiane.

Anija Ocean Viking të SOS Mediterranee, kishte arritur të shpëtonte 26 emigrantët duke i grumbulluar në bordin e një varke të vogël.

Po ashtu, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigratët, vetëm këtë vit, në Itali kanë arritur 153.000 migrantë, kryesisht ngaTunizia dhe Libia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?