Kronikë

Lezhë/ Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (EMRI+VIDEO)

15 Qershor, 18:36| Përditesimi: 15 Qershor, 21:37

  • Share

Një i ri 22-vjeçar humbi jetën sot në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj.

Sipas informacioneve nga gazetari i Lezhës për Report Tv, Elvis Hila, i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Skuraj, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushurinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. 

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe  nxjerrë  trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Ai nuk ka mundur të dalë nga uji dhe është mbytur. Trupi i të riut është nxjerrë nga uji nga policia dhe më pas është dërguar në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha  e  lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe  nxjerrë  trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?