Foto ilustruese

Mbytet një 34-vjeçar kosovar në plazhin e Shëngjinit, vëllai pa gjithë ngjarjen nga bregu, shoku i tij s'mundi ta shpëtonte

10 Korrik 2020, 17:19| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 17:45

  • Share

LEZHË- Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit rreth orës 17:00. 34-vjeçari nga Ferizaj po notonte tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërkohë që është penguar në një gropë në det dhe nuk ka mundur që të dalë në kohë. Bashkë me të ka qenë edhe një shok, i cili është munduar që ta shpëtojë me të gjithë forcën e tij, por nuk ka mundur. Të gjithë ngjarjen e rëndë e ka parë nga bregu edhe vëllai i viktimës. I riu u transportua në spitalin Rajonal të Lezhës pa shenja jete.

Ky është viktima e pestë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë,  një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit,  një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.

Komento

Komente

  • ani: 10/07/2020 19:32

    kosovaret nuk din not

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?