Foto ilustruese

Kronikë

Mbytet një 45-vjeçar në Liqenin e Farkës, dëshmitë e familjarëve 'ngrenë në këmbë' policinë! Polumbarët nisin kërkimet

17 Korrik 2021, 22:07| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 20:27

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një 45-vjeçar është mbytur në liqenin e Farkës.

 Kanë qenë dëshmitë e familjarëve që kanë “ngritur në këmbë” Policinë dhe polumbarëve. Dyshohet se është mbytur 45-vjeçari me inicialet B. H..

“Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?