Kronikë

Mbytet një fëmijë në parkun japonez në Korçë

14 Maj 2020, 16:37| Përditesimi: 14 Maj 2020, 20:24

  • Share

KORÇE- Një fëmijë rreth 8-vjeç është mbytur pasditen e sotme, pasi ka rrëshkitur aksidentalisht në rezervuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në lagjen nr.3 në një rezervuar tek "Parku Japonez".

Fëmija i identifikuar me inicialet S.M., i komunitetit rom jetonte i vetëm me gjyshërit, dhe ka qenë i vetëm në park ku aksidetalisht ka rënë duke u mbytur në liqenin e improvizuar në park.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë nxorën nga uji trupin e pajetë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?