Foto ilustruese

Bilanci tragjik/ Në 6 ditë, 3 pushues kosovarë humbin jetën në plazhet shqiptare!

6 Korrik 2020, 13:30| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 13:46

  • Share

DURRËS- Në 6 ditë tre pushues kosovarë kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar. Viktima më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku mësohet se është mbytur në Durrës 60-vjeçari. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si R.B., 60 vjeç.

"Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës. Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?