Foto ilustruese

Mbytet një varkë me emigrantë në Mikonos, nxirren të pajetë trupat 3 personave

26 Maj 2023, 10:51| Përditesimi: 26 Maj 2023, 10:56

  • Share

Një varkë është përmbysur në brigjet e Mikonosit në Greqi! Rojet bregdetare greke ka nxjerrë trupat e tre personave të pajetë, dy femra dhe një mashkull, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.

Para incidentit, oficerët e rojës bregdetare vëzhguan dy emigrantë duke notuar pranë brigjeve të ishullit grek.

Pas shpëtimit të tyre, burrat – një sirian dhe një palestinez – informuan autoritetet për një anije që ishte fundosur, duke thënë se gjithsej 17 persona ndodheshin në bordin e anijes, e cila u mbyt në rrethana të panjohura.

Në përgjigje të ngjarjes, katër anije të rojes bregdetare, së bashku me tre helikopterë dhe njësisë tokësore, janë angazhuar aktualisht në një operacion kërkim-shpëtimi për të gjetur emigrantët e zhdukur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?