Mbyti me duar krushkën se i kishte borxhe, lihet në burg 58-vjeçari! 63-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, vrasësi: Iu hoqën tutat kur po e tërhiqja zvarrë

22 Janar 2022, 11:40| Përditesimi: 22 Janar 2022, 12:01

  • Share

Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli. Ai është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën sigurisë. Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin 'të ligjshëm' të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë "arrest në burg" pa afat.

Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysme e zhveshur në kanal,vrasësi ka deklaruar para gjykatës se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal,i janë hequr tutat.

Gjyqtarja Matilda Llangozi, pasi u njoh me provat e organit të akuzës, e cilësoi "të ligjshëm" arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për vrasësin Fetah Marra masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat.

Idris Kazazi, avokati i vrasësit, i caktuar nga shteti, ka deklaruar se vrasësi e ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Sipas avokatit ka qenë viktima e cila i ka pasur borxh vrasësit një sasi parash.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen "Havaleas" në fshatin Kozare.63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal,g jysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore,rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit,për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth,u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes,58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës. Autori i vrasjes e pranoi krimin e rëndë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me faktin pse gruaja ishte gjysëm e zhveshur në kanal.

Të shumta kanë qenë ditën e djeshme edhe reagimet e familjarëve,të afërmve dhe komshinjve të familjes Suli në fshatin Moravë,të cilët janë dyshues në lidhje me shkaqet e vërteta të vrasjes,duke shkuar edhe më tej kur akuzojnë vrasësin se mund të ketë dashur të abuzojë me gruan 63-vjeçe.

1642849259_Sequence03.00050721.Still047.jpg

1642849272_mara.jpg

1642849287_1642762629FATIMESULI2.jpg

 

Autori Fetah Mara dhe viktima Fatime Suli

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 22/01/2022 11:58

    Qenka nga i njiti fis Marra nga Masakra e Kozares.

    Përgjigju
    • LALA: 22/01/2022 16:33

      Duket nga turiri çfar mostre është.Krushka nuk i qëndroi. E mbyti për të mos folur.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?