Kronikë

Mbyti me duar gruan e pronarit në tualetin e mobilerisë/ Apeli rrëzon kërkesën për pafajësi për 35-vjeçarin

26 Qershor 2019, 12:25| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 12:29

  • Share

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për pafajësi Fatjon Karmeshtnas, 35-vjeç, baba i katër fëmijëve i cili është dënuar me burgim të përjetshëm per vrasjen e Suela Sulës në bashkëpunim me bashkëshortin e kësaj të fundit.

Karmeshtna mbyti me duar Suela Sulën në 18 prill 2016, në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t'i merrte gjysmën e mobilerisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?