Mund të duket e pabesueshme, por një borxh preh 6 mijë lekësh çoi Fatah Marrën deri në aktin e rëndë të vrasjes së 63-vjeçares Fatime Suli.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 20 janar në fshatin Kozare të Beratit, ku Marra e mbyti me duar 63-vjeçaren e më pas trupin e pajetë e hodhi në një kanal. Në dëshminë e tij në Report Tv, Marra ka deklaruar se viktima i kishte atij një borxh prej 6 mijë lekësh prej kohësh, që nuk ja kishte kthyer akoma.
Ai ka deklaruar se këto para, gruaja ia kishte pasi kishte mbarështuar tufën e saj të dhive me cjapin e tij dhe se nuk i kishte dhënë më pas paratë. Marra ka deklaruar se ka shkuar për t'i kërkuar borxhin, por pasi gruaja ka filluar ti gjuajë me gurë, ai e ka kapur për fyti, duke i marrë jetën.
63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës.
Drejte ka pasur krushka,cjapi vajti me gjithe tufen pa paguar asnje lek Ne fakt i zoti cjapit duhet te paguante,por ky cjapi jo vetem nuk pagoi,por dhe e vrau te ndjeren.Keshtu eshte kjo bote,mbizoteron poshtersia
Përgjigju