Erjon Sejdiraj dhe Fatmir Vangjelaj

Mbyti në lumë dhe groposi prostitutën ekuadoriane, vlonjati dënohet me 12 vite burg

28 Qershor 2019, 19:56| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 20:01

  • Share

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 12 vite burgim Ylli allias Fatmir Vangjelaj, i dënuar nga gjykata Bolonjës Itali me vendim të formës së prerë të 1 marsit 2003. Fatmir Vangjelaj është dënuar me 23 vjet burg për veprat penale “Rrëmbim personi në bashkëpunim”, “Vrasje me dashje” në bashkëpunim “Fshehja e kufomës”.

Vangjelaj kishte më shumë se 10 vite që kishte kryer një krim të rëndë në Itali, atë të vrasjes së një prostitute ekuadoriane dhe pas krimit të kryer me dy shqiptarë të tjerë, trupi i pajetë i vajzës është gruposur duke sjellë dhe zhdukjen e kufomës. Ponce Ramirez,e reja që sipas hetuesve italiane punonte si prostitutë në Itali,u rrëmbye më 9 Dhjetor 1999. Më 20 shkurt 2000, kufoma e saj është gjetur përgjatë brigjeve të lumit “Po” në Monza.

Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj, pas krimit janë larguar nga Italia,duke gjetur strehim në Belgjikë, SHBA dhe në Tiranë. Te tre, sipas hetuesve italiane, ishin pjesë e grupit kriminal që mori vendimin për vrasjen e vajzës ekuadoriane Ponce Ramirez. Autorët e këtij krimi janë dënuar nga drejtësia italiane dhe janë arrestuar. I pari që është arrestuar është Robert Ziu, i cili u kap në vitin 2006 në SHBA, pas dënimit me 23 vite burgim marrë në mungesë në Itali.

Ndërsa tjetri Erjon Sejdiraj, që sipas dosjes italiane ishte kreu i grupit kriminal, ndodhet pas hekurave në Belgjikë. Për vite me radhë, pas krimit në Itali, ai u fsheh në Geluëe të Belgjikës, ku ndërtoi edhe familje, u martua me Evelyne P. dhe bëri tre fëmije. Por, Sejdiraj u zbulua dhe u arrestua rreth katër vite më parë në Belgjikë dhe pret ekstradimin në Itali, ku është dënuar me burg përjetë. Ndërkohë në korrik 2018 u arrestua në Shqipëri Fatmir Vangjelaj,i cili pas disa muaj gjykim në gjykatën e Vlorës u dënua me 12 vite burgim. 

Erjon Sediraj
Fatmir Vangjelaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 29/06/2019 08:50

    Surretër që lexojnë libra, shkencëtarët vlonjatë!

    Përgjigju
  • a.n.: 28/06/2019 20:07

    Funderrirat e ketij kombi qe njollosin gjithe shqiptaret ne diaspore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?