Për mbytjen e 45-vjeçarit Stavri Vasilovski në Liqenin e Prespës pasi iu përmbys varka duke peshkuar ka bërë që jo vetëm polumbarët por në kërkimin e trupit të tij të jenë dhe peshkatarët e zonës, të cilët përmes hedhjes së rrjetave shpresojnë ta gjejnë.
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolevski tha se pavarësisht kërkimeve që në orët e para të mëngjesit trupi i të mbyturit nuk është gjetur ende dhe shpresat e vetme kanë mbetur tek polumbarët. Ai tha se i vëllai ishte ai që e pa i fundit 45-vjeçarin pasi kishin dalë së bashku për të peshkuar.
“Kanë qenë duke peshkuar dhe njëra nga varkat është përmbysur dhe mesa di unë kanë qenë tre persona dhe i vëllai ka qenë aty dhe personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai. Që në mëngjes po kërkojmë edhe nga vetë peshkatarët për të gjetur trupin, por p rezultat. Po presim palombarët që të gjejnë trupin e mbytur”, tha kryebashkiaku i Pustecit.
Lajmi kryesor:
45-vjeçari kishte dalë për peshkim dhe i përmbyset varka nga dallgët në Liqenin e Prespës, mbytet! Pas disa orë kërkimesh, trupi i peshkatarit gjendet afër kufirit me Greqinë
//ReportTv.al