Mbytja e fëmijës në Korçë, kreu i bashkisë: Basenet nuk mund të rrethohen me barriera, prindërit të bëjnë kujdes

15 Maj 2020, 20:01| Përditesimi: 15 Maj 2020, 20:19

  • Share

Një ditë pasi një fëmijë vetëm 8 vjeç u mbyt në basenin ujor të parkut japonez, ka reaguar kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo. Ai shprehet se basenet nuk mund të rrethohen me barriera, ndërsa u kërkoi prindërve të jenë më të kujdesshëm.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sitoraq Filo i pyetur për këtë ngjarje tha se nuk ka ligj që e detyron të vendosë barriera.

"Nuk më rezulton të kete rregull për masë të caktuar të këtyre baseneve ujore", iu shpreh Filo.

Më tej ai u kërkoi prindërve të bëjnë kujdes me fëmijët, pasi basene të tilla ka shumë në qytet.

"Në territorin e Korçës ka shumë basene, patjetër që përbëjnë edhe rrezik për fëmijët prandaj besoj duhet kujdes i shtuar i fëmijëve dhe prindërve të tyre", tha ai.

Pasditen e së enjtes fëmija 8-vjeç, i cili jetonte me gjyshërit ra aksidentalisht në basenin ujor të parkut japonez duke gjetur vdekjen. Akuza ndaj bashkisë ka pasur edhe nga PD-ja e cila i kërkoi Filos të marrë masa në mënyrë që mos rrezikohet jeta e fëmijëve në parqe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 16/05/2020 00:38

    O sotiraq o budalla,,i keni bere te thella shatervanin,,duhej te ishin 20-30 cm thellesi,,jo 1 meter apo 1 meter e gjysem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?