Mbytja e jahtit ‘Bayesian’ në Itali, kryhen autopsitë për 4 nga viktimat, nuk kishin ujë në mushkëri! Ja përse humbën jetën

5 Shtator, 21:54| Përditesimi: 5 Shtator, 22:06

  • Share

Autopsitë fillestare të katër nga shtatë viktimat që vdiqën kur një superjaht u mbyt në një stuhi në Itali muajin e kaluar, tregojnë se ata vdiqën nga “mbytja e thatë”, sipas autoriteteve.

Sipas CNN, Fenomeni, i njohur gjithashtu si “mbytje atipike”, do të thotë se ata nuk kishin ujë në mushkëri, trake apo stomak, tha një zëdhënës i avokatit të kapitenit të Bayesian.

Shkaku i vdekjes së katër viktimave të para sugjeron se ata kishin gjetur një xhep ajri në kabinën në të cilën u zbuluan pesë prej trupave të viktimave dhe kishin konsumuar të gjithë oksigjenin përpara se xhepi i ajrit të bëhej toksik për shkak të dioksidit të karbonit, sipas raportojnë mediat lokale.

Autopsia e avokatit amerikan Chris Morvillo, gruas së tij Neda Morvillo, bankierit të Morgan Stanley, Jonathan Bloomer dhe gruas së tij Anne Elizabeth Judith Bloomer, u kryen të mërkurën (4 shtator) në Institutin e Mjekësisë Ligjore të spitalit Poliklinik të Palermos, thanë zyrtarët.

Autopsitë e Mike Lynch dhe vajzës së tij 18-vjeçare pritet të kryhen të premten (6 shtator). Nuk është caktuar ende një datë për autopsinë e Recaldo Thomas, kuzhinierit në bord të anijes për shkak të vështirësisë për të arritur familjen e tij në Antigua.

Jahti 56 metra u mbyt brenda 16 minutave, pasi u godit nga një tornado në mëngjesin e 19 gushtit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?