Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

6 Maj, 23:00| Përditesimi: 6 Maj, 23:02

  • Share

1710065287_bujarspahiu.jpg

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët është vetëmbytur në Lumin Buna, pas dhunës dhe tradhtisë së dyshuar nga bashkëshorti.

Spahiu shprehet përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë, teksa shton se çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Ndër të tjera, kreu i KMSH shkruan se, “kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reagimi i plotë

Ngjarja tragjike e ndodhur së fundi në Shkodër tregon se familja shqiptare është në krizë

Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për humbjen tragjike të jetës së nënës dhe tre fëmijëve të saj.

Kjo ngjarje është një alarm se kriza që ka përfshirë familjen shqiptare nuk po trajtohet dhe adresohet siç duhet, kjo i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme.

Ngjarje të tilla vërtetë nuk mund të parashikon çdoherë, por ky rast dhe të ngjashme me këtë që kemi parë disa herë, së fundi, tregon se hallkat e zinxhirit shoqëror e institucional nuk po funksionojnë siç duhet.

Ka ende ndrojtje nga viktimat e dhunës që të bëjnë denoncime.

Çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Askush që ka dijeni për raste të tilla nuk duhet të heshttë. Nuk duhet ta shohë problemin si diçka që duhet mbajtur sekret, me mendimin se është punë që u përket “atyre” jo “ne”.

Shërbimet sociale do duhet të shërbejnë si një strukturë ndërgjegjësuese për raste të tilla. Si një strukturë që nxit dhe kurajon viktimat e dhunës të bëjnë denoncimet në institucionet përkatëse. Por si të tilla ato edhe mund të bëhen shpesh shërbime që të evidentojnë rastet e neglizhencës, kur denoncimet bëhen.

Sigurisht edhe autoritetet fetare janë një element tepër i rëndësishëm për të dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, dhe ne e bëjmë vazhdimisht këtë.

Të tilla raste kanë nevojë emergjente për trajtim ndërveprues mes të gjitha hallkave të shoqërisë.

Familja është themeli i shoqërisë. Gruaja është elementi bazë i saj.

Kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

E lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe familja shqiptare të rifitojë aftësitë e humbura të respektit mes bashkëshotëve dhe përkujdesjes së ndërsjelltë!


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Polumbarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?