Mbytja e superjahtit 'Bayesian' në brigjet italiane, prokuroria po heton për ‘vrasje nga pakujdesia’: A e shpëtoi veten ekuipazhi, kur të tjerët ishin në gjumë?

24 Gusht, 12:21| Përditesimi: 24 Gusht, 15:33

  • Share

PALERMO- Gjashtë ditë pas tragjedisë detare në brigjet e Porticello në Itali, ku stuhia e fuqishme mbyti superjahtin “Bayesian” të miliarderit britanik Mike Lynch, duke vrarë atë dhe 6 persona të tjerë të stafit apo familjarë, prokuroria Italianë ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit.

Prokurori Cammarano në një konferencë për mediat e cilësoi ngjarjen shumë të rëndë: 'Një tragjedi e rëndë. Për momentin kemi nisur hetimet ndaj personave të panjohur për mbytjen e anijes nga pakujdesia dhe vrasje nga pakujdesia’.'

Prokurori shtoi: 'Atë natë ishte planifikuar dhe roja në urë ishte në detyrë. Pyes veten pse ai nuk e pa stuhinë që po vinte?! Po hetojmë gjithashtu pse ekuipazhi shpëtoi veten duke hipur në varkën e shpëtimit, ndërsa të tjerët ishin brenda dhomave në jaht?! Ajo që dimë është se ngjarja ishte vërtet e papritur dhe ka të panjohura. Viktimat mbetën pas, në anijen me vela, sepse ishin duke fjetur. Ne po mundohemi ta konstatojmë këtë duke kryqëzuar dëshmitë dhe duke kontrolluar atë që del, kjo është një pikë qendrore e hetimeve”. 

Për momentin, prokuroria nuk ka bërë teste droge apo teste alkooli mbi ekuipazhin: 'Në atë moment ata u plagosën dhe janë të tronditur' thotë Cammarano. ‘Për sa i përket sjelljes, po shqyrtohen jo vetëm pasagjerët, por edhe anëtarët e ekuipazhit’.

Prokurori falënderoi edhe skuadrën e forcave të zhytjes që arritën të gjejnë dhe nxjerrin trupat.

Trupi i Hannah Lynch,18 vjeç, u gjet nga zhytësit dhe u nxorr në breg një ditë më parë (23 gusht) pak para orës 13:00! Ishte i fundit i mbetur brenda varkës, e cila u zhyt rreth 50 metra në thellësi.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Girolamo Bentivoglio komentoi për gjetjet: "Ne i gjetëm trupat të gjithë në anën e anijes me vela. Të gjithë ata po kërkonin shpëtimin në dhomat e fundit më ajër. Ne bëmë 4670 minuta zhytje në 123 zhytje."

Rojet bregdetare Admirali Macauda kujton:'Menjëherë pas lëshimit të raketës, komandanti na tha: kemi 12 persona në det. Në atë moment nuk dinim që brenda varkës kishte pasagjerë. Filluam të kërkojmë 7 persona të gjallë.'/ Marrë nga Corriere Della Sera

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/08/2024 02:48

    Po pse eshte ne gjendje te fleje kush ne ate lloj moti, kur barka lekundet dhunshem nga stuhia dhe uleret deti nga era?!

    Përgjigju
    • Or tej: 26/08/2024 15:15

      Deti ishte i qete, ata ishin ne gjume. Stuhia erdhi krejt papritmas per ata aty nderkohe qe peshkataret qe kishin pare parashikimin e motit naten nuk e moren mundimin te nisen per peshkim or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?