Reperi i njohur shqiptar MC Kresha, i dha fund beqarisë së tij këtë të diele, duke kurorëzuar dashurinë e tij me Erzinën, biznesmene në Kosovë.
Dasma ishte menduar si një ceremoni private me miq dhe familjarë, të cilëve u ishte ndaluar që të postonin foto në rrjetet sociale.
Por disa prej tyre e thyen rregullin dhe postuan foto.
Në një foto që shpëtoi dhe u pa nga të gjithë, Erzina shfaqej me bark të rrumbullakosur duke i bërë të gjithë të mendojnë se çifti është në pritje të ëmbël.
Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare, të cilët kanë zbuluar edhe gjininë e bebit.
MC Kresha do të bëhet shumë shpejt baba pasi Erzina është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe pret një vajzë.