Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mcallister, i bëri thirrje opozitës që të jetë bashkëpunuese pasi gjuha e përçarjes dhe urrejtjes ndikon në integrimin e vendit.
‘Kemi pasur disa takime. Kishim takim me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtare e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropaine, një aleate që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falenderoj Shqipërinë për angazhimin e saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë.
Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin.
Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive. Vetëm atëherë do të merren parasysh. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm edhe në Reformën në Drejtësi.'- tha Mcallister.
Lajmi kryesor:
Integrimi në BE, David McAllister në Tiranë: Shqipëria plotëson kushtet për negociatat! Nuk mund të ecet para pa një opozitë konstruktive
M.Q.//ReportTv.al