Bollino: Rama duhet të rrinte në Kuvend! Opozita humbi besueshmërinë për 'McGonigal'! Kulluri: Seanca ishte e parakohshme! Nazarko: Hakmarrje e Berishës ndaj SHBA

2 Mars 2023, 21:44| Përditesimi: 3 Mars 2023, 16:51

  • Share

TIRANË- Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend vetëm gjatë kohës kur mbajti fjalimin e tij, pa u përballur me asnjë pyetje nga opozita, për gazetarin dhe botuesin Carlo Bollino është e gabuar. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Bollino theksoi se Rama duhet të kishte qëndruar në Kuvend deri në përfundim të saj, pasi po bojkoton Kuvendin, në një kohë që opozitën e ka kritikuar pikërisht për këtë motiv.

“Rama e ka shmangur ballafaqimin Me opozitën, kjo e ka zbutur mundësinë për një sherr të mundshëm që opozita kishte ndërmend, se ata kishin disa pyetje dhe Rama nuk i është përgjigjur. Pala tjetër nuk u shqetësua shumë se ata kishin parashikuar një revolucion që zgjat nga Kuvendi në shesh. Ndoshta nuk kanë realizuar qëllimin e tyre, Rama duket se bojkoton Kuvendin më shumë se opozita, dhe kanë thënë mirupafshim do takohemi në 14 maj. Nuk mendoj që është qëndrimi më i duhur, nuk i takon të braktisë Kuvendin, për mua Rama duhet të qëndronte në Kuvend”, tha Bollino.

Kritik është edhe për qëndrimin e opozitës, sipas së cilit, nuk e arriti qëllimin e saj. Madje, kjo seancë, për Bollinon ka vënë në dukje se opozita e ka humbur besimin e qytetarëvë për dosjen e McGonigal.

“Opozita e ka humbur besimin për çështjen McGonigal. Nga 15 arsye për protestën, ka një vetëm një pikët të vogël për ndikimin e njerëzve të huaj, nesër nuk protestohet për McGonigal. Nesër revolucioni bëhet për gjyqin e PD, por nuk përmendet kjo çështje se nuk e shpallin, por nuk kanë pasur as kurajo për të shpallur se protestojnë për çështjen McGonigal”, shtoi Bollino.

Analisti Edvin Kulluri e quan seancën e sotme në Kuvend ku u mbaj mocioni me debat, të parakohshme. Ai thotë se për aq kohë sa nuk ka prova të qarta, kjo seancë do duhet të ishte mbajtur në një moment tjetër. Ndër të tjera, një tjetër pikë ku Kulluri u ndal është niveli i deputetëve të Kuvend, që tha se “po kalohet nga mediokriteti në mediokritet”.

“Seanca ishte e parakohshme për sa kohë që nuk kemi ende prova të qarta. Pikëpyetjet mbi paqartësinë mbi takimet Ramën, Nezës dhe Duçkës se po flasim për kryeministrin, jo kryetarin e PS apo të opozitës. Problemi është të Duçka jo te Neza. Ka shumë mjegull kjo çështje, s’do të thotë që kjo është revolucion apo se nuk ka asgjë. 92% e parlamentit janë pasionant llapa. Niveli po shkon nga mediokriteti në mediokritet”, tha Kulliri.

Për analistin Skënder Minxhozi tha se nuk qëndrojnë akuzat e opozitës, pasi e ka të vështirë të kuptojë se si kjo FBI që ka hetuar ish president apo edhe vetë presidentin në detyrë, por kursen kryeministrin Edi Rama.

“Nëse FBI i futet në rezidencën private presidentit në zyrë, presidenti në detyrë, ish presidentit dhe ish zv presidentit, por e paska blerë Gon Neza me ca lekë në një parkim. Këtu është Big Brother, Portokalli dhe Përputhen”, u shpreh Minxhozi në Report Tv.

Akuzat e ardhura nga Sali Berisha për dosjen McGonigal, ku “bën pis” dhe të dërguarin e SHBA Gabriel Esobar dhe ambasadoren Yuri Kim,  analisti Shpëtim Nazarko e cilëson si një hakmarrje ndaj SHBA-së, që sot e ka armike.

“Hakmarrje ndaj SHBA-së, synon që t’i thotë SHBA, që jam ish kryeministër, ju pa prova më shpallët Non Grata, ky është në detyrë dhe keni gjetur disa pika të përbashkëta dhe s’po e shpallni. Synon që të ushqejë me municion hetimin dhe procesin që bëhet në Nju Jork. Ai po përpiqet që të ndërlidhë ngjarjen, protesta është presion ndaj gjykatës, çështja McGonigal është hakmarrje, përpjekje për ta turpëruar SHBA, që e ka armik kryesor.

Seanca e sotme plenare zgjati për rreth 10 orë, e ndërsa pritet që të kishte një debat mes palëve kjo nuk ndodhi. Kryeministri Edi Rama qëndroi për vetëm 45 minuta dhe më pas u largua pa iu përgjigjur pyetjes së opozitës. Nga ana tjetër, edhe opozita pasi përfundoi fjalimet e tyre, nga pasditja në sallë askush nuk qëndroi.

Ora 22:19
Meta nxitoi të regjistronte partinë në KQZ pa pritur vendimin e Gjykatës për vulën e PD, Bollino: Po tenton të bëjë liderin e opozitës

Regjistrimin e Partisë së Lirisë ditën e sotme në KQZ, për gazetarin dhe botuesin Carlo Bollino është një tregues i qartë se si Ilir Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bollino tha se gjasat nëse gjykata nuk do të marrë një vendim para 6-7 mars, kur është afati i fundit për të regjistruar partitë politike, atëherë kandidatët e Sali Berishës për Bashkitë do duhet të dalin në zgjedhje me logon e partisë së Ilir Metës.

“Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Mendoj që gjykata do gjej një arsye për ta shtyrë përtej datës 7 vendimin që është afati i fundit për të regjistruar forcën politike që do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse nesër gjykata nuk do vendosë asgjë, për arsye të ndryshme, ata shmangin konfliktin me Berishën, por pengojnë Berishën që të marrë pjesë në zgjedhje, për një arsye shumë të thjeshtë, ata njohin vetëm vulën dhe logon e Bashës dhe Alibeaj. Nëse gjykata rrëzon vendimin e shkallës së parë, Alibeaj mund të marrë pjesë në zgjedhje, Berisha nuk ka asnjë mundësi, ai nuk ka për të marrë pjesë, se nuk ka një forcë politike për t’u regjistruar. Meta i thotë garoni me mua, por me logon time. Në këtë rast Meta ofron një varkë shpëtimi për Sali Berishës, ai paraqitet si lider defacto të opozitës, kjo është arsyeja pse e ka regjistruar. Lëvizja e Metës, mund të ketë arsye tjetër, shmang koalicionin, se nuk mund të regjistrohet 2 herë një koalicion, dhe nuk mund të çregjistrojë një parti politike”, tha Bollino.

Protestën e 3 marsin, për Bollinon, do të jetë vendimtare për fatin e Sali Berishës formalisht, por edhe politikisht. Ai thotë se nëse nesër do të ketë sherr, atëherë eksperienca e tij politike ka mbaruar.

“Lëvizja e Berishës pa logo dhe pa vulën e PD nuk ekziston më, ai nuk ka menduar për të krijuar një parti të re, nëse Gjykata vendos ose jo ai është është momenti që e ardhmja e Berishës është përcaktuar formalisht, politikisht e ardhmja e tij mund të nis nesër, nëse nesër do ketë dhunë në qytet, ai e ka mbaruar eksperiencën politike, se ndërkombëtarët s’do e pranojnë më, edhe 200 veta mund të bëjnë sherr dhe dhunë. Revolucioni bëhet me 100 mijë veta në shesh, revolucionin nuk e bën partia, por populli, dhe Berisha nuk ka thirrur popullin. Ato pak veta, militantë mund të bëjnë sherr. Ai ka mbaruar përfundimisht nëse nesër do ketë sherr në shesh”, tha Bollino.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Skënder Minxhozi, që tha se Meta po fiton shumë terren në opozitë.

“Meta futet në aksione shumë të forta në foltore. Mesa duket dhe në Elbasan dhe në Kukës palët janë dakord që dhe me një spostim tek një parti e tretë që është Meta, vazhdon të funksionojë fushata, Problemi është Këllëçi që nuk dihet nëse garon me Partinë e Lirisë a jo, dhe do dalë kandidati i Alibeaj, me stemë zyrtare dhe do bëhet në një mish mash. Nëse kandidatët shkojnë në një parti të tretë dhe stema dikur tjetër, atëherë mbetet vetëm Sali Berisha”, tha Minxhozi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?