Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.
Gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly tha në sallën e gjyqit para dhënies së dënimit se fakti që zoti McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, zoti McGonigal kishte humbur “kompasin moral”.
Në seancën që e ndoqi në sallën e gjyqit Zëri i Amerikës, gjykatësja tha se nuk mund mund të kishte motivacion tjetër përveçse “pangopësi por edhe arrogancë” që zoti McGonigal kishte menduar se mund të bënte veprime të tilla, pa pasoja.
Gjykatësja tha se në vendimin e saj, ajo kishte marrë parasysh se ai kishte marrë përgjegjësinë duke pranuar fajësinë për marrjen e 225 mijë dollarëve nga zoti Nezaj dhe lidhjet me zyrtarët e Shqipërisë dhe se kishte shprehur pendesë.
Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i kishin kërkuar gjykatës, dënimin e zotit McGonigal me 30 muaj burgim dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, siç thuhet në memorandumin lidhur me akuzat për rastin e Shqipërisë.
Në seancë, prokurorja Elizabeth Ann Aloi, tha se shkeljet e zotit McGonigal ishin flagrante dhe përbënin korrupsion.
Kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë të FBI-së që shiti “distinktivin e tij për 225, 000 dollarë”, tha ajo.
“Ai nuk mori para nga një mik i ngushtë, tha ajo duke iu referuar zotit Neza, por nga dikush që po e lidhte me zyrtarë të huaj”, tha ajo.
Prokurorja vazhdoi më tej duke thënë se ai “kishte shkuar aq larg sa kishte hapur një hetim në FBI për një lobist”, nga informacionet që kishte marrë nga burimet e tij të lidhjeve në Shqipëri, tha prokurorja.
Vetë zoti McGonigal shprehu keqardhjen për veprimet e tij.
Në përfundim të seancës, zoti McGonigal nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Zërit të Amerikës duke thënë "jo tani" ndërsa avokati i tij, Seth DuCharme tha se “jemi shumë të lehtësuar”.
Megjithëse avokatët e zotit McGonigal kërkuan që dënimi nga gjykata e Uashingtonit të llogaritej në të njëjtën kohë me atë të Nju Jorkut, ku ai është dënuar me 50 muaj burg lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, gjykatësja vendosi që dënimi në Uashington të ishte i veçantë.
Nëse dënimet do të konsideroheshin të njëkohëshme, do të thoshte që dënimi i gjykatës së Uashingtonit të ishte pjesë e 50 muajve të caktuara për gjyqin e Nju Jorkut, por si prokurorët ashtu edhe gjykatësja ishin dakord se zoti McGonigal duhet të vuante dënim të veçantë për akuzat e lidhura me Shqipërinë.
Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Ai gjithashtu kishte fshehur takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, këshilltarin e tij Dorian Duçka dhe persona të tjerë.
“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato”, janë shprehur prokurorët.
Në shtator zoti McGonigal pranoi fajësisë në gjykatën federale në Uashington, për të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e paraportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Duçka, në këmbim të rrëzimit të 8 pikave të tjera që kishte akt-padia.
Kryeministri Rama ka deklaruar se zotin Neza “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.
Prokurorët: Akuzat mund të vërtetohen “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”
Marrëveshja e arritur në shtator mes zotit McGonigal dhe prokurorëve, bëri të mundur që çështja të mos shkonte në gjyq. Por aty theksohej se përmes saj palët deklarojnë se “nëse çështja do të shkonte në gjyq” …Shtetet e Bashkuara (prokurorët) mund t’i provonin faktet për të cilat zoti McGonigal pranoi fajësinë “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.
Në seancën e shtatorit, zoti McGonigal iu përgjigj “po” të gjitha akt-akuzave për këto fakte.
Ato përfshinin mes të tjerash vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënieje të vazhdueshme me të” dhe zotin Duçka, si edhe faktin se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”.
Hapja e hetimit për lobistin amerikan
Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.
Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së.
Zoti McGonigal informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan” nga zoti Duçka.
Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.
Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Neza. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.
Kur vitin e kaluar foli në parlament për këtë çështje zoti Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?", duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.
Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në mars 2018, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.
Nga ana tjetër, kryeministri nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se përse Neza dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejt në këtë çështje, i pari duke u shërbyer si burimi konfidencial për FBI-së për këtë rast dhe i dyti, këshilltari i zotit Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Evropa për takimet e tyre me FBI-në, ndërkohë që zoti McGonigal nuk kishte informuar FBI-në për marrëdhënien e tij financiare me zotin Neza, apo kontaktet e tij të vazhdueshme me zotin Duçka.
Dokumentat tek të cilat ka qasje Zëri i Amerikës, dëshmojnë se hetimi ishte hapur në shkurt të vitit 2018, për disa mospërputhje në plotësimin e dokumentave të FARA-s, ligjit për regjistrimin e lobistëve dhe se kishte ngjallur pikëpyetje dhe te vetë personeli i FBI-së.
Pikëpyetjet e zyrtarëve të FBI-së lidhur me kërkesën për hetimin e lobistit
Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin një letër të një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”
Më tej, zyrari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.
Po ashtu është bashkangjitur edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 korrik 2019, pas daljes në pension të zotit McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se ---- (emër i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet me emër Partia Demokratike e Shqipërisë.
Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë, edhe në një gjykatë në Nju Jork, lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Me 15 dhjetor 55-vjeçari McGonigal u dënua nga gjykata federale e Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg. Nga Keida Kostreci /VOA/
Këtu është njoftimi për shtyp i dënimit të McGonigal (Në anglisht)
Në total 6.6 vjet burg
Charles McGonigal, është një nga agjentët e rangut më të lartë të FBI-së i dënuar ndonjëherë për akuza penale. Dënimi I 16 shkurtit 2024 i Charles McGonigal do t’i shtohet dënimit prej 50 muajsh burg që ai mori veçmas në Nju Jork vitin e kaluar për komplot të paligjshëm me oligarkun rus, Deripaska që donte të hiqej nga lista e sanksioneve të SHBA.
Gjykatwsja Colleen Kollar-Kotelly urdhëroi ta vuante dënimin njwri pas tjetri. Kështu McGonigal përballet me gjithsej 6.6 muaj kur të paraqitet në burg muajin e ardhshëm për dy veprat penalet.
"Kjo është një shkelje shumë e rëndë," tha gjykatësja Kollar-Kotelly, një shkelje që njollos integritetin e FBI-së, rrezikoi besueshmërinë e të gjitha rasteve që ai trajtoi dhe abuzoi me besimin e publikut në një kohë që institucionet qeveritare janë nën sulm. "Motivi mund të ishte vetëm lakmia," tha ajo, ndërsa McGonigal humbi "busullën e tij morale" , shkruan 'Washington Post'.
"Sinqerisht nuk e kuptoj pse thjesht do ta hidhnit poshtë karrierën tuaj në atë moment për para," tha gjyqtarja, duke vënë në dukje se mund të kishte arritur të ardhura private të ‘mira’ pas një karrierë të ndritshme’.
Çfarë deklaroi në gjyq McGonigal
McGonigal ishte agjent special në divizionin e kundërzbulimit të zyrës së FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri kur doli në pension në shtator 2018. Ai pranoi se kishte fshehur nga FBI-ja marrjen e pagesave nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, dhe takimet e tij me zyrtarë të huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai tregoi se e kishte bërë të shmangte pyetjet në lidhje me konfliktin e interesit midis detyrave të tij zyrtare dhe planeve private, për të ndërtuar mundësitë e një biznesi pas daljes në pension në atë vend, shkruan Washington post.
'Shiti distinktivin e tij për 225,000 dollarë'
Në seancën dëgjimore 90-minutëshe, ndihmësprokurorja e SHBA-së, Elizabeth Aloi tha se fshehja e pagesave nga McGonigal, "në thelb ishte korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin në këtë degë ekzekutive të qeverisë".
Ajo tha se McGonigal "shiti distinktivin e tij për 225,000 dollarë" dhe "tradhtoi vendin e tij", si një njeri i ligjit që ishte "betuar të hetonte dhe të parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara, jo t'i kryente ato".
Çfarë deklaruan avokatët në gjyq?
Avokatët mbrojtës DuCharme dhe Meagan Maloney i kërkuan gjykatësit të dallonin shërbimin e rëndësishëm që Mc Gonigal kishte dhënë për FBI-në me të cilin parandaloi një sulm në metro të Nju Jorkut si përgjigj sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, sulmit terrorist në Loëer Manhattan dhe bombave të ambasadës së SHBA në Afrikën Lindore , dhe rasteve të tjera që mbeten të klasifikuara.
Avokati kundërshtoi pretendimin e Prokurorit se McGonigal tradhtoi vendin e tij.
DuCharme tha se McGonigal "përdori rrjetin e tij të biznesit përpara se të dilte në pension për të nisur biznesin e tij", shkeli ligjin dhe duhet të kishte plotësuar formularët e tij financiarë dhe të udhëtimit të FBI-së, por ai kurrë nuk u akuzua për spiunazh.
'Unë qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë pendimi dhe pikëllimi për veprimet e mia," i tha McGonigal gjyqtarit, para të cilit pranoi përgjegjësinë dhe llogaridhënien e plotë. Ai kërkoi falje për dhimbjen dhe pikëllimin që u shkaktoi ish-kolegëve, miqve dhe familjes së tij të FBI-së – veçanërisht gruas dhe dy fëmijëve të tij tek të 20-tat – dhe shprehu “turpin për sikletin që i shkaktova FBI-së, shkruan Washington Post'.
Bashkëpunimi me oligarkun Deripaska
Në një ndjekje penale paralele federale në Manhattan, McGonigal më herët pranoi komplotin për të pastruar para dhe për të shkelur sanksionet e SHBA-së që synonin të ndëshkonin miliarderin rus Oleg Deripaska, një oligark me lidhje me presidentin Vladimir Putin. Në rolin e tij në FBI, McGonigal ishte ngarkuar të hetonte Deripaska, aktakuza e të cilit mbi akuzat për shkelje të sanksioneve u zbulua disa muaj përpara asaj të McGonigal.
Akuzat kundër McGonigal tronditën botën e heshtur të kolegëve të tij zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, duke pasur parasysh thellësinë e njohurive të tij për praktikat e spiunazhit të SHBA-së dhe aksesin e jashtëzakonshëm në informacione të ndjeshme. Shqetësues, ishte aksesi i tij në hetimet e spiunëve të huaj ose shtetasve amerikanë të dyshuar se punonin në emër të qeverive të huaja, si dhe humbja e agjentëve amerikanë jashtë shtetit.
Punoi për Deripaskën për 25 mijë euro në muaj
Puna e McGonigal për Deripaskën filloi në vitin 2019, kur ai u punësua në mënyrë legjitime si konsulent dhe hetues nga një firmë ligjore që përpiqej të zhbënte listën e sanksioneve të SHBA-së të manjatit të aluminit. Por McGonigal pranoi se gjatë disa muajve në vitin 2021, ai mori detyra shtesë hetimore për të cilat u pagua me para, që ai dinte se ishin pagesa të paligjshme nga një bankë e Qipros, të filtruara përmes një kompanie të Nju Xhersit.
McGonigal kishte për detyrë të zbulonte anwt e pista tw njw oligarku rus,Vladimir Potanin, rivali i Deripaskes, me tw cilin kishte luftuar për kontrollin mbi kompanitë gjigante të metaleve industriale ruse, pasi ato u privatizuan në vitet 1990. Megjithatë, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, Deripaska u ndalua të bënte biznes me bankat amerikane dhe entitete të tjera. Sidoqoftë, McGonigal negocioi me një bashkëpunëtor të Deripaska-s për pagesa mujore prej 25,000 dollarësh që do të dërgoheshin në një llogari të kontrolluar nga Sergey Shestakov, një përkthyes për qeverinë amerikane, i cili ishte një ish-diplomat rus.
Shestakov u akuzua për McGonigal dhe u deklarua i pafajshëm e do të përballet me gjyqin në qershor në Manhattan me akuza për komplot, shkelje të ligjit të sanksioneve të SHBA-së, pastrim parash dhe deklarata të rreme.
Nese vizita e Blinken do behej mbas ketij vendimi do te interpretohet si mbeshtetje per Ramen. Ketij te fundit i rekomandoj te beje nje vizite zyrtare ne FBI qe te besojme qe nuk ka qene ai korruptuesi i Mcgonigal. Shkurt, ky rast do studiohet ne historine e FBI.
PërgjigjuAsgjë e RE me lajmet përtej OQEANIT për KM E.Rama.I cili ishte i detyruar ta priste zyrtarin e lartë të FBI Mcgonigal,çor dhe Atë që e shoqëronte A.Nrza.Nëse do kishte probleme sekrete nuk do pranohej TROPOJANI NEZA. -Problemi qëndron te 225.000 $ që Neza i ka dhën shefit të Tij Mcginigal. -Lobisti që ka lojtarë kundër PD është AMERIKAN,Ku emri nuk thuhet.Dhe E.Rama nuk del që të ket lobuar kundër L.Bashës 7×7=42. -Nëse do kishte fakte për Edi Ramën Ato ti denonconte McGonigal,por edhe Tropojani Neza & Nipi LikeFloririt-DUÇKA. -Siç ka dalë nga gazetat Amerikane pro opozitare në Shqipëri,Spiuni Amerikan është takuar me KM E.Rama..për të BËR KUJDES ME OLIGARKËT RUS NË SHQIPËRI,SIDOMOS NË FUSHËN E NAFTËS. -Nëse do fakte për Korrupsion mes shqipëtarve NEZA,DUÇKA,RAMA..më parë duheshin dënuar 2 të parët..Ndërsa E.Rama nuk është aq budalla sa mendon Saliu dhe horrat e tij. -Problemet kan ndodhur me n/pusit Amerikan dhe do të japin llogari Atje..! -Megjithatë,E.Rama e ka sqaruar njëherë dhe duhet ta sqaroi përsëri siç kërkon Saliu e KO.. për ta bër 0RTAK BURGU,Pas 2030..!
PërgjigjuLobisti amerikan eshte Nick Muzin sic thuhet ne kete artikull dhe sa ka vendosur edhe gjyqtarja ne uashington, nje lobim i vleresuar nga Fbi jo si nje kercenim kriminal qe kerkonte vemendjen e shefit Gonigal qe shpjegon edhe ryshfetin e dhene nga dikush i interesuar per te mos pranuar kete lobim, qe nuk mund te jete shqiperia sepse po flasim per marredhenje brenda administrates amerikane, qe Gobigal si njohes i mire i skemave te spiunazhit amerikan nuk i falet per mos sinjalizimin e ketij korrupsioni me dy koke thote artikulli dhe gjyqtarja ne vendim. Blinken ka ardhur pe te siguruar mbeshtetje logjistike per Ukrainen nepermjet strukturave te Natos qe do ngrihen ne SHqiperi sepse po arriti Putin te mbaje Krimene per 3 muaj e ke ne Ballkanin Perendimor sebashku me Erdogan qe do terhiqet nga Siria dhe Iraku
Te njejtin denim duhet ta marri dhe korruptuesi i tij i ktushem. Po te kishte shtet
PërgjigjuNuk ashtë shaka,keni bollë argumente sa kubik landë djegse po hargjohen në ditë,muaji i RAHMETIT po afrohet,rregullat i dini punoni për ta fitu ujinë,për ndryshe shum shpejt Adriatiku bjenë në zhavorë,klerikët fetar mos të thon gjeja se nuk e dinë,o burra reklamat nuk po bajnë punë,pranoni ARGUMENTET
Përgjigjuik e mil ndonje dele se lopa te gjuan me bisht sa ti afrohesh o gdhe bilancesh me cmime fiktive me te uleta se kkostot qe nuk justifikojne as pagen e pronarit jo me tenden se ti e din punon veresije si klerik fetar gati per amin